05 July, 2021


DokuFest ka kënaqësinë të shpallë programin e parë të filmave nga një seri programesh të kuruara posaçërisht për edicionin e tij të 20-të, jubilar, me titull ‘20 FOR 20: REPLAY’ i përbërë nga 20 filma që janë shfaqur në DokuFest në këto vitet e fundit. Për të mos thënë 20 filmat më të mirë, por më tepër filma që disi përcaktojnë shijen dhe praktikën kuratoriale të ekipit programues të DokuFest. Një program që feston 20 vitet e festivalit me 20 filma të mrekullueshëm! Ne mund të bënim më shumë por duhej të ndaleshim diku!

Ndër titujt që do të shfaqen janë disa nga fituesit e kaluar të festivalit, si filmi La Bocca Del Lupo’ i Pietro Marcello, Dubina Dva i Ognjen Glavonić, Sans le Kosovo i Dea Gjinovcit dhe filmi i shkurtë emocionues Sun Dog i Dorian Jespers.

Si dhe një numër të filmave të jashtëzakonshëm, duke përfshirë filmin tejet inovativ Leviathan nga dyshja Verena Paravel dhe Lucien Castaing-Taylor, të paharrueshmin Black Sun nga Gary Tarn, filmin magjepsës të Bill Morrison Dawson City: Frozen Times, turbullirën e kufirit kinematografik të vëllezërve Ross Bloody Nose, Empty Pockets, filmin e shkurtë me një kuadër të Lendita Zeqiraj Ballkoni, America një film mahnitës i shkurtë nga Garrett Bradley apo vështrimin imagjinar të Iain Forsyth & Jane Pollard të 24 orëve në jetën e rok ikonës Nick Cave, në filmin 20,000 Days on Earth. Si dhe një mori filmash tjerë fantastik!

DokuFest do të mbahet nga 6 deri më 14 gusht në qytetin e Prizrenit në formatin hibrid, me shumicën e filmave të cilët do të shfaqen në kinema me audiencë. Programi i plotë i festivalit, përfshirë filmat e kategorive garuese do të publikohet me datën 9 Korrik.

Lista e plotë e filmave nga programi 20 FOR 20: REPLAY si më poshtë:

Black Sun nga Gary Tarn

Dawson City: Frozen Times nga Bill Morrison

Did You Wonder Who Fired The Gun? nga Travis Wilkerson

Dubina Dva nga Ognjen Glavonić

La Bocca Del Lupo nga Pietro Marcello

Leviathan nga Verena Paravel & Lucien Castaing-Taylor

Meteors nga Gürcan Keltek

20,000 Days On Earth nga Iain Forsyth & Jane Pollard

Bloody Nose, Empty Pockets nga The Ross Brothers

¡Vivan las Antipodas! nga Viktor Kossakovsky

Ballkoni nga Lendita Zeqiraj

The Baby nga Ali Asgari

Small Town nga Diogo Costa Amarante

Sans le Kosovo nga Dea Gjinovci

A Man Returned nga Mahdi Fleifel

Brotherhood nga Meryam Joobeur

Genius Loci nga Adrien Merigeau

Sun Dog nga Dorian Jesper

Vever (For Barbara) nga Deborah Stratman

America nga Garrett Bradley