BAMBI // DJ TEETH // TPR // LEART RAMA // 09 AUGUST // SONAR CINEMA
Buy Tickets

BAMBI // DJ TEETH // TPR // LEART RAMA // 09 GUSHT // SONAR CINEMA

HYPERSOFT takeover - BAMBI, DJ TEETH, TPR, LEART RAMA

Ku shkojmë pasi t’i arrijmë retë? Aty ku takohemi çdo vit. DOKUNIGHTS! EDHE NJË NATË!

Një natë e mbushur me tinguj progressive dhe zemra plot dashuri në programin tonë të sapokuruar të DokuNights!

Ne jemi më se krenarë që sjellim këtë vit në DokuFest, një nga labels/kolektivët më me ndikim dhe më të vlerësuar në Berlin: HYPERSOFT.

Njëjtë si vitet e kaluara, do ta presim lindjen e diellit së bashku.

Bashkohuni me ne më 9 gusht 2024, nga ora 23:59 në Sonar Cinema me BAMBI, DJ TEETH, TPR dhe LEART RAMA.

BAMBI

Mos beso në sy të pafajshëm. Bambi ka disa magji të liga në bagazhin e saj. Duke ndjekur hapat e një gjenerate të re të DJ-ve të zhanrit të pushtuar nga demonët e tërbuar të viteve 90, Bambi ka bërë emër në Francë falë seteve të saj plot nuance, sete kozmike të stimuluara me techno, dub, breaks dhe ndikime të thella trance.

Violinistja e mëparshme e kthyer në kërcimtare të zhanrit hip-hop ka shëtitur pistat e kërcimit më të njohura të Evropës për të fituar njohuri të thella për kulturën e kërcimit, ku edhe ka kultivuar një pasion të palëkundur për mikset hipnotike. Përtej pulteve, ajo gjithashtu promovon sigurinë dhe pozitivitet seksual brenda organizatës jo-fitimprurëse frënge Consentis, dhe kontribuon në kolektivin reflektues francez Au-dela du club (Beyond the Club).

DJ TEETH

Eliksir i viteve 90 progresive dhe trance, mad Acid House, sint analog dhe new beat twists nga Belgjika me një psychedelic space techno e gjitha për kënaqësinë e admiruesëve të pistave të kërcimit në të gjithë botën. Lindur në Buenos Aires, Santi ka kaluar dekadën e fundit në Berlin, ku ka kultivuar dhe përsosur artzanatin e tij të tingujve. Influencat sonore të tij më të hershëm janë fanatizmi i muzikës së viteve 80-ta, ndikim i nënës dhe gjyshes së tij.

Punët e shtëpisë të të shtuneve nën rritmet e Donna Summer, Giorgio Moroder dhe Cerrone ishin vendimtare në zhvillimin e një pasioni per vinyls – të konsideruara si pasuritë më të çmuara të tij. DJ TEETH bashkëthemeloi Hypersoft, një kolektiv queer-friendly dhe klub nate në Berlin që promovon të qenurit i hapur – duke krijuar hapsira për përvoja të reja kërcimi dhe platforma për DJ të rinj dhe të njohur.

TPR

TPR është një nga figurat kyçe pas Hypersoft, kolektivit queer që ai themeloi në vitin 2022 së bashku me DJ TEETH. Duke qenë DJ dhe duke punuar në muzikë që nga adoleshenca, ai i lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani banor i Berlinit, ka qenë pjesë e skenës muzikore të kryeqytetit gjerman për 15 vjet si DJ, organizator dhe punëtor prapa skenave në shumë klube, labels dhe kolektive. Ai nuk është i huaj për disa nga vendet më të kërkuara dhe festat underground të qytetit, përfshijë këtu edhe shfaqje të rregullta në Lab.oratory të Berghain dhe udhëtime në institucione të njohura legjendare si Robert Johnson. Në vitin 2024, ai ka performuar gjithnjë e më shumë bashkë me artistë si Desire dhe Aiden Francis, në të njëjtë kohë duke menaxhuar zhvillimin e label-it të ri të Hypersoft dhe lansimit të një VA 15-këngësh për mbledhje fondesh në ndihmë të rinisë trans.

LEART RAMA

Leart Rama është një regjisor filmi nga Kosova që gjeti pasionin e tij në dizajnimin e tingujve. I rritur duke prodhuar filma, ai zbuloi një lidhje personale dhe intime mes skenarit të tij dhe muzikës që ai dëgjonte. I etur për njohuri, ai u përfshi në stile të ndryshme të muzikës elektronike, eksploroi kufijtë e zhanrit dhe zbuloi fusha të reja për të cilat edhe u interesua. Përdorimi i kontrasteve të guximshme dhe shprehjeve pa frikë, ndihmojnë që setet dhe filmat e tij të reflektojnë vetë jetën, të karakterizuar nga zhurma më e ashpër deri te ambientet shpirtërore, ai kalon kufijtë dhe e merr audiencën e tij në një udhëtim personal. Leart është kuratori i një nga festivaleve më të mëdha në rajon, DokuNights. Ai gjithashtu është themeluesi i Katarzë Films dhe label-it/kolektivit më të ri në Prishtinë, Kosovë, quajtur blissblissbliss, i vendosur për të sjellë histori dhe tinguj të rinj në qytetin e tij.

Buy Tickets

SONAR CINEMA
23:59 / Fri 9 Aug, 2024