ORKESTRA SHKODRA // 10 AUGUST// LUMBARDHI BAHÇE
Buy Tickets

ORKESTRA SHKODRA // 10 GUSHT // LUMBARDHI BAHÇE

Shkodra asht dashni ❤️! Jemi të lumtur ta mbyllim festivalin tonë me një natë që feston trashëgiminë e pasur të Shkodrës dhe shpirtin artistik të qytetit ku të gjithë këndojnë! Më 10 gusht në Lumbardhi, Orkestra Shkodra - një ansambël muzikantësh virtuozë të udhëhequr nga këngëtari legjendar Agim Molla, stili i të kënduarit të të cilit është unik dhe konsiderohet si këngëtari i fundit i llojit të tij, do të sjellin një koleksion me këngë të njohura si 'Aheng', nga albumi i tyre i fundit dhe shumë i vlerësuar (Songline magazine me 5 yje) "Si Bylbylat në Pranverë". Nuk duhet humbur! 

 

Repertori i albumit muzikor Si bylbylat në Pranverë, performuar nga grupi “Orkestra Shkodra” është shumëngjyrësh çlirues, lirik, pasionat dhe përfaqësues i përzjerjes së shijeve dhe teksturës së Shkodres së hershme dhe asaj të sotshme. Përfaqëson muzikën më të mirë Shkodrane, njëkohësisht dhe muzikën qytetare të Shqipërisë së Veriut.Artistët janë një grup këngëtarësh dhe intrumentistësh virtuoz, veteran të muzikës por edhe talente të reja, gjithashtu edhe ekipi realizues përfshin profesionistë të njohur të industrisë së muzikës. 

Buy Tickets

LUMBARDHI BAHÇE
23:00 / Sat 10 Aug, 2024