47SOUL // 03 AUGUST // LUMBARDHI BAHÇE
Buy Tickets

47SOUL // 03 GUSHT // LUMBARDHI BAHÇE

Jemi të lumtur të ju njoftojmë për koncertin e 47SOUL më 3 Gusht në Lumbardhi! 47SOUL është grupi muzikor palestinez që ka krijuar dhe i ka dhënë hapat e para zhanrit Shamstep. Formuar në Jordani në vitin 2013, ata influencohen trendet nga hip-hop-i, electronica dhe R&B, dhe i kombinojnë me tingujt e Dabke, një valle tradicionale popullore, dhe muzikë të tjera Shaa’bi nga rajoni i Levantit.

Shamstep, EP-ja e tyre debutuese revolucionare e publikuar në vitin 2015, jo vetëm që ndihmoi në shpikjen e emrit të zhanrit, por gjithashtu solli një audiencë të re për muzikën tradicionale të Bilad Al Sham. Pas zhvendosjes së grupit në Mbretërinë e Bashkuar, ata ndoqën EP-në e tyre me publikimin e albumit të tyre debutues, Balfron Promise i vitit 2018, dhe u shfaqën në më shumë se 160 koncerte dhe festivale.

Grupi filloi të krijoj albumit e tyre të dytë një vit pas debutimit të EP-së dhe në vitin 2020, 47SOUL publikoi Semitics, ku ata bashkëpunuan me artistë të ndryshëm si Lowkey, Fedzilla dhe Shadia Mansour.

Për gjatë dekadës që nga krijimi i bandës, ,47SOUL kanë bërë turne gjithë botën dhe kanë krijuar një rrjet ndjekës të fuqishëm përreth vendeve arabe,diaspora globale arabe dhe më gjerë, duke përfshirë paraqitjet e paharrueshme për NPR’s Tiny Desk Concert dhe sesione KEXP. Ata vazhduan aktivitetin e lëvizjes Shamstep bashkë me tingujt e pagabueshëm, energji ngjitëse, tekste provokuese arabe dhe angleze që nxitin kuriozitet duke eksploruar të gjitha temat, nga ato politike dhe filozofike deri te thirrjet e drejtpërdrejta për njohjen e humanizmit të përbashkët të të gjithë njerëzve.

Buy Tickets

LUMBARDHI BAHÇE
22:00 / Sat 3 Aug, 2024