Agona Shporta prezanton “Hape Portën”, albumin e saj debutues duke kremtuar një gamë të pasur të folklorit dhe traditave muzikore shqiptare. E përcjellur nga një grup i instrumentistëve të çmuar me prapavijë në muzikë klasike dhe xhaz si kitaristja Tringa Sadiku, pianisti Ilir Bajri, basisti Enver Muhamedi dhe bateristi Enes Beu, më 4 gusht, Agona fillon rrugëtimin e albumit të saj të parë në qytetin e saj të lindjes në Prizren.
I regjistruar mes Mostarit dhe Prishtinës, albumi sjell histori me narrativa intriguese përmes zërit të veçantë të Agonës që mban tinguj të muzikës klasike indiane dhe improvizimit të xhazit. Nga meloditë magjepsëse të maleve veriore, apo ritmet shpirtërore të jugut, secila këngë ofron një eksperiencë të thellë dhe intime për dëgjuesin, ndërkohë që shërben si një dëshmi e bukurisë dhe larmisë së muzikës shqiptare.
DOKUKINO PLATO
22:00 / Sun 4 Aug, 2024
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]