DokuFest, me dashamirësi ju njofton përzgjedhjen e filmave të programit special "View from the World”.

Një përzgjedhje e kujdesshme e 10 filmave, do të sjellë në festival disa nga veprat më të mira dhe më të guximshme të vitit, duke përfshirë këtu fitues të cmimeve në festivale prestigjoze të filmit, si: Berlinale, Sundance dhe IDFA. Midis tyre, kemi edhe rikthim të kineastëve të nominuar për Oscar në festival, si: Maite Alberdi me veprën e bukur dhe emocionale të vitit 2022, The Eternal Memory. Ndërsa dyshja e filmave Lucien Castaing-Taylor dhe Véréna Paravel, me filmin e tyre sa brutal aq edhe magjepsës “De Humani Corporis Fabrica”, fitues të kategorisë garuese “Green Dox” të Dokufest 2022. Viera Čákanyová, me veprën e mrekullueshme “Notes from Eremocene” dhe regjisori kolumbian Theo Montoya me dokumentarin hibrid Anhell69, një vazhdim i shkurtër i Birit të Sodomës që u shfaq në festival në 2020.

Pjesë e përzgjedhjes është edhe një punim fitues në IDFA, përkatësisht Apolonia. “Apolonia” nga Lea Glob është një portret i mrekullueshëm i artistes Apolonia Sokol e xhiruar në mbi 13 vjet dhe Manifesti nga Angie Wichito, një vështrim shqetësues i Rusisë së sotme e parë përmes videove të postuara nga adoleshentët në rrjetet sociale.

Për ta përmbyllur këtë program special, janë përzgjedhur edhe dy filma për familjen dhe marrëdhëniet e kineastëve me anëtarët e tyre të familjes; Red Herring nga Kit Vincent and Songs of Earth nga Margreth Olin dhe Home Invasion nga Grame Arnfield, një vëzhgim i çuditshëm sa i përket historisë së ziles së derës dhe kulturës së mbikqyrjes.