24 July, 2020


DokuFest, Foundation Fund B92 dhe Free Zone Film Festival i ftojnë të gjjithë të rinjtë prej moshës 18-25 vjeç nga Kosova dhe Serbia që të aplikojnë në Programin Kulturor Shkëmbyes Online, të projektit HOW DO I SEE YOU? i cili synon të krijojë një mundësi për të rinjtë e këtyre dy vendeve që të jenë pjesë e një përvoje shkëmbyese e cila do t’u ofrojë bashkëpunim si dhe dialog ndërpersonal.

Aktivitetet e këtij programi shkëmbyes synojnë t’i bëjnë bashkë këta të rinj përmes bashkëpunimit intensiv dhe punës grupore, pjesëmarrjes aktive në ligjërata dhe diskutime si dhe vizitave nëpër lokacionet e trashëgimisë kulturore. Për më tepër, të rinjtë do të kenë mundësi të jenë pjesë e shfaqjes së filmave si dhe punëtorive ku do të mësojnë si të prodhojnë përmbajtje audio-vizuale ku do ata do ta intervistojnë njëri-tjetrin. Videot e krijuara do të paketohen në storie 2 minutëshe ku këta të rinj të të dy vendeve do të tregojnë se si e shohin njëri-tjetrin dhe më pas këto materiale do të prezantohen në ekspozita të kuruara në festivalin DokuFest në Prizren, në festivalin Human Rights Free Zone Film Festival në Beograd si dhe në një platformë të krijuar posaçërisht për projektin.

Për shkak të situatës dhe paqartësive nga pandemia, si një alternativë ndaj takimit fizik, programi do të fillojë me Programin Kulturor Shkëmbyes Online ku pjesëmarrësit do të takohen online dhe të diskutojnë përmes krijimit të këtyre videove. Këtë vit, programi do të pranojë 16 të rinj të moshës 18-25 vjeç nga Serbia dhe Kosova të cilët janë të interesuar në kulturë, art, të drejtat e njeriut, median dhe filmin.

LEXOJE THIRRJEN E PLOTË KËTU


Procedura e aplikimit:

  • Aplikimi është i hapur për të rinjtë e moshës 18 deri 25 vjeç.
  • Mbushja e pyetësorit për të aplikuar në program.
  • Aplikuesit duhet të jenë në gjendje të jenë pjesë e sesioneve online dhe t’i përkushtohen programit.
  • Të jenë në gjendje të komunikojnë dhe punojnë në gjuhën angleze.

Pjesëmarrësit do të zgjedhen në bazë të kritereve të mëposhtme. Projekti HOW DO I SEE YOU? i mirëpret të gjitha aplikimet nga të gjithë të rinjtë pavarësisht gjinisë, nevojave të veçanta, statusit prindëror apo martesor, racor, etnik apo religjioz, atij të besimit apo orientimit të tyre seksual.

APLIKO KËTU!


AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: E hënë, 10 gusht 2020, 6 p.m CET (pasdite).