23 March, 2020


Java e parë, e asaj që shpresojmë të jetë edicion i vetëm i Festivalit të Filmit të Shkurtër ka vendosur dhe audienca online nga mbarë bota e ka përzgjedhur filmin grek Postcards from the End of the World nga Konstantinos Antonopoulos si filmin e pëlqyer të kësaj jave.

“Përderisa kapërcimet më apokaliptike të filmit ishin në sfond karshi ekzamiminit të kujdesshëm dhe të nuancuar të sjelljes njerëzore, ato sikur aktualizohen nën dritën e ngjarjeve të fundit në botë.” u shpreh Laurence Boyce, një kritik i filmit nga Mbretëria e Bashkuar i cili shkruan për revistën “Talking Shorts” njëherazi edhe platforma ku shfaqen filmat e festivalit.

Për të lexuar përmbledhjen e plotë të filmit fitues të ‘Festivalit të Filmit të Shkurtër Karantina ime e Dashur’ java e parë “Postcards from the End of the World” vizitoni Talking Shorts Magazine. ‘Postcards from the End of the World’ u zgjodh si film i preferuar i audiencës gjatë javës së parë të FESTIVALIT TË FILMIT TË SHKURTËR KARANTINA IME E DASHUR.  Recenzioni i filmit nga Laurence Boyce.[/caption]

Programi i  FESTIVALIT TË FILMIT TË SHKURTËR KARANTINA IME E DASHUR (23—30/3)

Stars of Gaomeigu nga Marko Grba Singh (Serbia, Kina, 2017)

AlieNation nga Laura Lehmus (Gjermani, 2014)

Yellow Fieber nga Konstantina Kotzamani (Greqi, 2015)

Le sens de la marche nga Jela Hasler (Zvicra, 2018)

2045 nga Maja Prelog, Blaž Murn (Sllovenia, 2016)

Symbiosis nga Nadja Andrasev (Hungaria, Francë, 2019)

Schirkoa nga Ishan Shukla (India, 2016)

Festivali mbështet dy kauza të rëndësishme. Përhapja e COVID-19 ka prekur cdo kënd. Megjithatë, disa janë më të prekur sesa të tjerët. Me këtë rast ‘Festivali i Filmit të Shkurtër Karantina ime e Dashur’ ka ngritur faqen GoFundMe për të mbështetur kauzat tona.

SHIQO FILMAT NË  'FESTIVALIN E FILMIT TË SHKURTËR KARANTINA IME E DASHUR' - JAVA E DYTË

LEXO PËR KAUZAT DHE MOS HARRO TË DHUROSH