23 June, 2020


Edicioni i parë virtual i festivalit të Kanës sjell edhe formatin e parë virtual të tregut inspirues të Marché du Film dhe vërtet jemi të gëzuar që Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest është ftuar të flasë për praktikat kuratoriale dhe procesin e përzgjedhjes së filmave në festivale të filmit, në një diskutim i cili do të zhvillohet online me datën 24 Qershor, nga 11.30 – 12.30.

Paneli East-West Index 2020 prezantuar nga Ji.hlava International Documentary Film Festival përfshin programues dhe folës të njohur nga festivale të ndryshme të filmit të cilët do t’i diskutojnë mundësitë e një përfshirje rajonale më diverse në programimin e filmave.

East-West Index 2020

Cilat Rajone janë të Nën-Përfaqësuara në Programimin e Festivaleve të Filmit dhe Pse?

Në këtë kohë kur shqetësimi për çështjet gjinore dhe barazinë racore është duke u rritur edhe përbrenda industrisë së filmit, ne kemi vendosur t’i kushtojmë vëmendje procesit selektues të filmave në lidhje me balancin e rajoneve të botës. Le t’i shqyrtojmë specifikat e programimit të festivaleve të filmit dokumentar në kontekste të ndryshme kombëtare dhe të diskutojmë nëse është e mundur të arrihet një larmi më e gjerë e filmave në të gjithë botën. Ku janë kufijtë midis asaj që e njohim si qasje kuratoriale e cila vë në pah format artistike të filmave dhe fokusit të kapjes së një larmie të lëvizjeve në kinemanë botërore? Çfarë duhet të bëjnë kineastët në mënyrë që filmat e tyre të shfaqen në festivalet e filmit jashtë mjedisit të tyre kulturor?

Panelistët:

Álvaro Arroba, Bafici, Argjentinë
Emilie Bujès, Visions du Réel, Zvicër
Wanling Chen, Taiwan International Documentary Film Festival, Taiwan
Asaka Fujioka, Yamagata International Documentary, Japoni
Veton Nurkollari, DokuFest, Kosova
Thom Powers, DOC NYC / Toronto International Film Festival, SHBA and Kanadë

Moderatorët:

Marek Hovorka, Drejtor Festivali, Ji.hlava IDFF, Republika Çeke
Jarmila Outratová, Prijës i Industrisë, Ji.hlava IDFF, Republika Çeke

Regjistrohu këtu: Doc Talk – Ji.hlava IDFF / Marché du Film Online