12 August, 2020


Internationale Kurzfilmtage Winterthur, Zvicër dhe DokuFest - Prizren, Kosovë ftojnë filmbërësit nga Kosova që të aplikojnë për Grantin për produksionin e Filmave të Shkurtër.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë një aplikacion për grant i cili jep detaje për zhanrin, temën, fabulën, strukturën, ambientin dhe personazhet e filmit të tyre të shkurtër origjinal (artistik apo dokumentar). Projekti më i suksesshëm do të shpërblehet me shumën prej më së shumti 8,000 CHF. Përveç shpërblimit financiar, projekti i përzgjedhur do të pajiset me pajisje nga Qendra për Produksion të Filmit e DokuFest, me që buxheti për pajisje siç janë (kamera, pajisje për incizimin e zërit, dhe ndriçim bazik nuk duhet të jenë pjesë e procesit të planifikimit të buxhetit). DokuFest po ashtu do ofrojë hapësirën për montim dhe pajisje si dhe versionimin DCP për testim në kinema. Versioni përfundimtar i filmit duhet të përfundojë më së voni deri më 30 qershor 2021 për premierë në Internationale Kurzfilmtage Winterthur, nëse nuk përzgjidhet nga ndonjë festival tjetër i listës ‘A’.

Internationale Kurzfilmtage Winterthur mbahet çdo vit në nëntor. Konsiderohet festivali më domethënës i filmit të shkurtër në Zvicër. Kurzfilmtage tërheq rreth 650 mysafirë nga industria kombëtare dhe ndërkombëtare e filmit dhe çdo vit mirëpret rreth 17.500 vizitorë. Nën rrethana të caktuara, filmat që garojnë në Kurzfilmtage kualifikohen për tu marrë në konsideratë për nominim për OSCAR®, Shpërblimet BAFTA, Shpërblimet Evropiane të Filmit, si dhe Shpërblimet Zvicerane të filmit.

DokuFest, një festival i filmit dokumentar dhe atij të shkurtër në Prizren, Kosovë, konsiderohet si një nga festivalet e filmit dokumentar më të rëndësishëm në Evropën Juglindore. Përmes qendrës filmike të mbështetur në edukim dhe përvojë për adoleshentë dhe artistë të rinj, DokuFest ofron pajisje, njohuri praktike dhe hapësirë për tu shprehur lirshëm për filmbërësit e ardhshëm dhe aktivistët. Nën rrethana të caktuara, filmat e shkurtër që garojnë në DokuFest kualifikohen për tu marrë në konsideratë për nominim për Shpërblimet BAFTA.

Për të aplikuar, ju lutem plotësoni formën e aplikimit këtu dhe bashkëlidhni videon tuaj tre-minutëshe (Vimeo ose link në YouTube) në hapësirën e duhur në formën e aplikimit. Për qëllim të këtij shpërblimi, film i shkurtër përcaktohet një film origjinal me një kohëzgjatje prej 30 minutash ose më pak, duke përfshirë titrat e fundit.

Qasja artistike, formati dhe përmbajtja e videos tre-minutëshe janë të hapura. Aplikuesit do të asistohen në aspektin kreativ dhe shkathtësitë teknike që shfaqin në videon e tyre, qoftë nëse flet regjisori dhe e shpjegon vizionin e tij ose nëse është një paraqitje e shkurtër apo kombinim i punëve të mëparshme.

Aplikimi është i hapur për filmbërësit e rinj të të gjitha kombësive nga Kosova të lindur pas vitit 1990. Filmi i përfunduar e ka të garantuar shfaqjen në Internationale Kurzfilmtage Winterthur 2021 dhe DokuFest 2022.

Afati i fundit për aplikim: 10 shtator, 2020

APLIKO KËTU