27 June, 2023
Njoftim mbi Programin e Veçantë - 16 filma dokumentarë dhe të shkurtër, nominuar për Doc Alliance Awards, do të shfaqen në Edicionin e 22-të të DokuFest-it.
DokuFest me entusiazëm ju njofton programin e katogorisë Doc Alliance do të shfaqet në edicionin e 22-të të festivalit, duke sjellë më të mirën e filmave dokumentarë dhe të shkurtër në Prizren. 16 filmat zgjedhur nga rrjeti i Festivalit të Filmit Dok Alliance, si një nga gjashtë prej festivaleve kryesore të filmave dokumentarë në Evropë - këtë vit edhe DokuFest - janë filmat nominues për Doc Alliance Awards.
Doc Alliance Awards është një konkurs vjetor, I cili ka si prioritet mbështetjen e regjisorët e rinj në karrierën e tyre filmike, duke njohur dhe vlerësuar vitalitetin dhe origjinalitetin e punës së tyre. Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominohen një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë (CPH:DOX, Doclisboa, DOK Leipzig, FIDMarseille, Ji.hlava IDFF, Millennium Docs Against Gravity FF dhe Visions du Réel). Më pas, një juri prej gazetarëve dhe profesionistëve të filmave të udhëheqës në Europë zgjedhin filmat fitues për të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar.
Këtë vit, DokuFest është ftuar si një festival mysafir për të dhënë kontributin e saj në këtë proces, duke bërë të mundur të japë edhe cmimet në Prizren, gjatë Edicionit të 22-të të Festivalit. Dy filmat që DokuFest-i ka nominuar janë 'Toka e trullosur' (2021), me regji të Kumjana Novakovës dhe Guillermo Carreras-Candi, për kategorinë e Filmi më i mirë me Metrazh të Gjatë dhe 'Adjusting' (2021), me regji të Dejan Petrovićit, për kategorinë e Nominimit për Filmit më të mirë të Shkurtër. Fituesit e Çmimit Doc Alliance marrin 5,000 EUR (për Filmin me Metrazh të Gjatë) dhe 3,000 EUR (për Filmin e Shkurtër) për regjisorët për t'i shpenzuar në projektet e tyre të ardhshme. Përveç kësaj, çdo festival në rrjet prezanton të paktën tre filma nga përzgjedhja në edicionin e ardhshëm të tyre.
Lista e plotë e kandidatëve për filmin më të mirë te metrazhit te gjate:
a-B-C-D-e-F-G-H-i-JONESTOWN, Republika Çeke, regjia: Jan Bušta, nominuar nga Ji.hlava IDF
Christina (Kristina), Serbi, regjia: Nikola Spasic, nominuar nga FIDMarseille
Death of a City (A Morte de uma Cidade), Portugali, regjia: João Rosas, nominuar nga Doclisboa
Disturbed Earth, Bosnja dhe Hercegovina/ Maqedonia / Spanja, regjia: Kumjana Novakova and Guillermo Carreras-Candi, nominuar nga DokuFest
Nights Gone By (Antier noche), Zvicrra/ Spanja, regjia: Alberto Martín Menacho, nominuar nga Visions du Réel
Polish Prayers, Polonia/ Zvicrra, regjia: Hanka Nobis, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity
Silent Sun of Russia (Vi er Rusland), Danimarka, regjia: Sybilla Tuxen, nominuar nga CPH:DOX
Three Women (Drei Frauen), Gjermani, regjia: Maksym Melnyk, nominuar nga DOK Leipzig
Lista e plotë e kandidatëve per filimin me te mire të metrazhit të shkurtë:
07:15 – Blackbird, Francë, regjia: Judith Auffray, nominuar nga Ji.hlava IDFF
Adjusting (Prilagodjeni), Serbi, regjia: Dejan Petrović, nominuar nga DokuFest
Darkroom, Turki, regjia: Asli Baykal, nominuar nga Visions du Réel
May the Earth Become the Sky (Face-s-ar pământul cer), Belgjikë Hungari/ Portugali/ Romani, regjia: Ana Vîjdea, nominuar nga Doclisbo
Nothing Runs Like a Deere, Suedi, regjia: Max Göran, nominuar nga CPH:DOX
The cervix pass (Le passage du col), Francë, regjia: Marie Bottois, nominuar nga FIDMarseille
Waking up in silence, Gjermani/ Ukrainë, regjia: Mila Zhluktenko dhe Daniel Asadi Faezi, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity
Why my mum loves Russel Crowe, Holandë, director: Emma van den Berg, nominated by DOK Leipzig
Detaje mbi secilin film mund ti gjeni KËTU.