03 July, 2020


Në bashkëpunim me UN Kosovo Team, UNICEF Kosovo Programme, IPKO Foundation, DokuFest do të sjellë PODIUMIN “Visioning the 2045” organizuar si pjesë e nismës UN75 për diskutim gjithëpërfshirës për rolin e bashkëpunimit global në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Gjatë përvojës me Podium, që do të mbahet gjatë edicionit të 19 të DokuFest, të rinjtë do të vetëdijesohen për çështjet që janë të rëndësishme për ta dhe komunitetin e tyre si dhe do të mësojnë të bashkëpunojnë me bartësit e detyrave për t’i adresuar këto çështje në agjendat e tyre.

Podium: Punëtoria Avokimi për Ndryshim mëson adoleshentët dhe rininë e grupeve më të margjinalizuara në Kosovë si të luftojnë për nevojat dhe të drejtat e komuniteteve të tyre. Është një iniciativë e krijuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e adoleshentëve dhe rinisë duke zhvilluar njohuritë për drejtat e tyre, duke përmirësuar vetëdijesimin mbi fuqinë e ndryshimit social dhe avokimit; duke kultivuar menaxhim të fushatës dhe taktikat e avokimit – gjatë përmirësimit të vetëbesimit dhe fuqizimit.

Çka është nisma e UN75?

Filloi me 1 janar, 2020, nisma e UN75 është diskutimi me i madh dhe më gjithëpërfshirës për rolin e bashkëpunimit global në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kjo nismë do të nxisë diskutime në Kombet e Bashkuara gjatë gjithë vitit 2020 në vende të ndryshme në të gjithë botën.

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit gëzojnë paqe dhe prosperitet.

Prioritetet kryesore të nismës UN75, të cilat ju duhet t’i keni parasysh kur parashtroni problemin tuaj në aplikacion, janë si më poshtë:
KRITERET PËR APLIKIM:
Afati i fundit për aplikim: e shtunë, 1 Gusht, 2020.

  • Zbutja e varfërisë
  • Edukimi cilësor
  • Barazia gjinore
  • Ambienti
  • Ekipi juaj duhet t’i ketë tre (3) anëtarë;
  • Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë i moshës 14 deri 24 vjeç;
  • Çdo anëtar duhet të jetë qytetar i/e Kosovës

KËSHILLË

  • Përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!


APLIKONI KËTU

APLICIRAJ OVDE