VULLNETARËT janë një prej shtyllave kryesore të zhvillimit të DokuFestit. Që prej vitit 2002 në festival angazhohen rreth 150 vullnetarë të cilët kontribuojnë në departamente të ndryshme dhe mundësojnë realizimin madhështor të festivalit. Vullnetarët ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në Press dhe Media qendër, në mikëpritjen e mysafirëve dhe evente, në DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe Doku TV, etj.