13 December, 2021
DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për vend pune për Asistent/e për Financa dhe Administratë.
Përgjegjësit dhe detyrat për asistent/e për financa dhe administratë:
- Përpilimi i raporteve financiare në baza mujore, vjetore sipas kërkesave të menaxherit të financave.
- Përpilimi i raporteve të veçanta sipas kërkesave të donatorëve.
- Asisitimi në përpilimin e dokumenteve për auditim.
- Regjistrimi i faturave dhe transakcioneve në sistemin softwerik për financa.
- Përpilimi i kontratave për shërbime dhe regjistrimi në librin e protokolit.
- Përgatitja e dokumentacionit për prokurim.
Përgatitja profesionale:
- Një diplomë bachelor në financë, administrim biznesi ose një fushë të ngjashme.
Kërkesat e asistentit/es të administratorit financiar:
- Minimumi 1 vit përvojë pune si asistent/e administratori financiar.
- Njohuri pune për programet e kontabilitetit, si QuickBooks (e dëshiruar).
- Vëmendje e përpiktë ndaj detajeve dhe aftësi për të kryer detyrat me saktësi dhe efikasitet.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi financiare.
- Njohuri bazë për procedura të prokurimit.
- Nivele të larta të integritetit dhe aftësisë për të trajtuar informacionin konfidencial.
- Njohuri të gjuhës angleze.
Afati i fundit për aplikim është deri me datë 31.12.2021.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e plotë, Cover Letter dhe një Referencë në [email protected]. Vetëm kandidatët të cilët kalojnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.