30 November, 2022


'Si të shoh ty?" ose "How do i see you?" është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropioan në Kosovë dhe i implementuar nga DokuFest në partneritet me Slobodna Zona dhe Fondin B92 në Beograd. Programi i gjerë i projektit përpiqet të ndihmojë në frenimin e narrativës përçarëse mes të rinjëve nga Kosova dhe Serbia. Projekti ka në thelb një kamp shkëmbimi ndërkulturor , i cili nxit komunikimim midis të rinjëve pjesmarrës  përmes mjeteve krijuese dhe kulturës , më vonë manifestohet në një ekspozitë audio-vizuale.

Çfarë qëllimi ka ekspozita audio-vizuale?

Ekspozita përmban intervista të kuratuara të cilat mbahen me pjesmarrësit e rinjë tek kampet 'HDISY'. Ne fund të kampit pjesmarrësit ftohen të reflektojnë në mendimet e tyre se si i shohin  bashkëmoshatarët me anë të këtyre intervistave të kuruatuara. Pjesmarrësit ndahen në palë, një nga Serbia & një nga Kosova, ku filmohen duke bashkë-biseduar me njëri-tjetrin, secili në gjuhën amëtare. Të lidhur me paisje që përkthejnë në të njejtën kohë që ata flasin me njëri-tjetrin, intervista bëjnë në një eksperiencë interesante audio-vizuele.
“...dhe kur isha në Kosovë isha i bindur se shumica e gjërave që i shoh në lajme, tregimet e rrëfyera nga gjyshërit ose miqtë e mi nga shkolla, janë në fakt të pasakta" është një nga shumë deklaratat e tjera të fuqishme që pjesëmarrësit e kampeve i thon njëri-tjetrit pasi kishin kaluar kohë së bashku.

Ne ishim të lumtur të shfaqnim ekspozitën më të fundit në festivalin e filmit në Beograd, ‘Slobodna Zona’, më 7 nëntor. Ekipi i DokuFest-it së bashku me ish-nxënësit e kampit udhëtuan për në Beograd për të parë ekspozitën dhe kthimi i kampit i tejkaloi pritëshmërit tona.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë.