02 August, 2022


DokuFest sot shpalli filmat e hapjes dhe mbylljes për edicionin e tij të 21-të, i cili do të zhvillohet nga 5 deri më 13 gusht në Prizren të Kosovës. 

Fire of Love nga Sara Dosa, regjisorja e nominuar për çmimin Indie Spirit dhe producente fituese e çmimit Peabody do të hapë festivalin të premten, më 5 gusht, në kinemanë Lumbardhi Open Air. Filmi, i rrëfyer nga Miranda July, është një histori e vërtetë spektakolare e një çifti shkencëtarësh jokonvencionalë francezë me dy obsesione – njëri-tjetrin dhe vullkanet. Për dy dekada, çifti bredh planetin, duke ndjekur shpërthimet dhe duke dokumentuar zbulimet e tyre. Në fund të fundit, ata humbën jetën në një shpërthimi vullkanik të vitit 1991, duke lënë një trashëgimi që pasuroi përgjithmonë njohuritë tona për botën natyrore. 

Festivali do të mbyllet me shfaqjen e filmit të koncerteve të Martin Scorsese, The Last Waltz, për një performancë lamtumire të grupit legjendar kanadezo-amerikan, The Band në sallën ballore Winterland të San Franciskos në Ditën e Falenderimeve, 1976, i cili konsiderohet si një nga filma koncertesh më të mirë, të realizuara ndonjëherë. Duke kapur performancën e The Band dhe një mori të ftuarish të tjerë, duke përfshirë Bob Dylan, Joni Mitchell, Van Morrison, The Staple Singers, Muddy Waters dhe Neil Young, me jo më pak se shtatë operatorë kamerash dhe një set unik teatral, Martin Scorsese ka krijuar një përvojë madhështore që i sjell shikuesit në skenë dhe brenda vetë muzikës.