12 March, 2024


Ne po kërkojmë aplikime për deri në 6 ide filmash që do të jenë në listën e ngushtë bazuar në propozimin dhe materialet mbështetëse vizuale të paraqitura. Projektet e përzgjedhura do të zhvillohen më tej me kontributin e profesionistëve të filmit. 6 kineastë do të kenë mundësinë t'i paraqesin projektet e tyre një paneli ekspertësh, të cilët do të përzgjedhin 2 projekte filmike që do të prodhohen në vitin 2024.

DokuFest do të sigurojë një buxhet prej 7,000 eurosh në para, si dhe një kamerë profesionale dhe mbështetje për produksion dhe distribuimin. Për më tepër, kineastët e përzgjedhur do të marrin mentorim gjatë një periudhe gjashtëmujore për të ndihmuar në krijimin e filmave bashkëkohore.

Fokusi kryesor i këtij programi është të mbështesë talentet vendorë, tregimtarët e rinj, regjisorët dhe producentët, në prodhimin dhe shpërndarjen e tregimeve lokale në skenën ndërkombëtare. Nëpërmjet kësaj nisme, ne synojmë të promovojmë narrativat lokale nga këndvështrimi i artistëve të rinj dhe krijues.

Këto grante ofrojnë një mundësi alternative të financimit për realizimin e filmave në Kosovë, veçanërisht duke synuar kineastët të cilët mund të zhvillojnë dhe ofrojnë projektet e tyre brenda një afati kohor të caktuar. Individët e gatshëm për të bashkëpunuar me producentët e rinj përmes kompanive të regjistruara të prodhimit të filmit kanë të drejtë të aplikojnë.

Duke qenë se komisioni përzgjedhës përbëhet nga profesionistë ndërkombëtarë të filmit, është e domosdoshme që të gjitha materialet të dorëzohen në gjuhën angleze, të cilat mund të gjenden këtu