WILLIKENS & IVKOVIC — All Night Long
Buy Tickets

WILLIKENS & IVKOVIC — All Night Long

Willikens & Ivkovich përbëhet nga dy artistë të famshëm te cilet vecohen per qëndrimet e tyre unike te majta si artistë solist në muzikën elektronike - Lena Willikens dhe Vladimir Ivkovic. Por herë pas here, ata performojnë si duo nën emertimin Willikens & Ivkovic. Pseudonimi i tyre i kombinuar tregon një kuptim telepatik të njëri-tjetrit si artistë dhe mjeshtërinë e tyre në krijimin e atmosferave kinematografike. Duke kombinuar tinguj të zhanrit ‘groove’ me ritme pothuajse medituese, nuk është e lehtë të vendosësh Willikens & Ivkovic në një kuti zhanri, dhe kjo është ajo cka e bën këtë duo kaq tërheqës. Duke filluar si residentë të klubit jokonvencional dhe të njohur Salon des Amateurs në Düsseldorf, ku ata vazhdojnë të jenë resident edhe sot, Willikens & Ivkovic kanalizojnë qëndrimin e tyre liberal dhe të të menduarit të lirë në muzikën e tyre. Me tingujt e pazakontë dhe kompilimet e paparashikueshme të Wiliken dhe talentin e veçantë të Ivkovich për të valëvitur tingujt dhe për të treguar një histori, ata bëjnë një dyshe perfekte për një set që do të zgjasë gjatë gjithë natës në ‘ANDRRA Stage’.
Buy Tickets

ANDRRA STAGE
23:59 / Sun 6 Aug, 2023