DOPPLEREFFEKT // REPTANT // ISABELLA // GENC ELEZAJ
Buy Tickets

DOPPLEREFFEKT // REPTANT // ISABELLA // GENC ELEZAJ

DOPPLEREFFEKT ( LIVE AV ft MARIA MENDES) Maria Mendes) Dopplereffekt është një figurë enigmatike dhe inovative në botën e muzikës elektronike. Me një karrierë prej 2 dekadash, Dopplereffekt shquhet si një imazh pioner në fushën e tekno-s dhe elektro-s me anëtarin kryesor producent/artistin Gerald Donals, dhe gjysmen tjeter të grupit Drexciya. Muzika e tyre karakterizohet nga një përzierje e ritmeve hipnotike dhe pulsuese, dhe melodi eterike në sint, duke mbërthyer kështu audencën mbarë botërore. Përmes eksplorimeve të veanta zanore, Dopplereffekt ka fituar një audiencë të devotshme prej entuziastëve të muzikës elektro, dhe vazhdon të influencojë gjeneratat e reja të producentëve. REPTANT – LIVE Reptant është një artist gjithpërfshirës I cili vazhdimisht eksploron tingujt klasik të acid-it, elektro-s the tekno-s, duke mirëmbajtur një stil konsistent dhe të dallueshëm. Publikimet e tij me label-at si Kalahari Oyster Cult, Planet Euphorique, dhe LKR Records, I kanë siguruar atij mbështetje nga DJ të respektuar, duke rezultuar në shitjen e të gjitha krijimeve të tij. Me albumin “Return To Planet X’trapolis”, ai u kthye në qendrën e vëmendjes të vitit 2021, duke shfaqur një bashkëveprim mes elektro-s, acid-it, bumjeve dhe sinteve reflektive. ISAbella ISAbella, një figurë prijëse në skenën e klubeve të Barcelonës, bashk¬ë-themeloi kolektivin LGBTQ+ MARCIAS, duke u kthyer kështu në një ikonë të komunitetit kueer të qytetit. Në 2016, ajo filloi Mistress club night, por elementi kyq që e gjallëroi energjinë kueer në jetën e natës së Barcelonës oshte krijimi I MARCIAS. Në 2020, ajo debutoi MARCIAS Records me EP-në e saj Audio Exotica, EP prijëse në serinë MARCIAS: Arti I të qëndruarit në shtëpi, duke sjellë dritë në kohën e Covid-it. GENC ELEZAJ Me aftësinë për të krijuar mjeshtërisht një botë sonike për një eksperiencë mbërthyese dëgjimi, Genc Elezaj qëndron si një nga muzikantët më të shquar në Kosovë. Si një DJ me shumë aftësi, Genci ka pasur privilegjin të ndajë skenën me disa nga emrat më të njohur të tekno-s, për të shpërfaqur dedikimin e tij të pandalur. Si producent, ai ka qenë I ftuar në një numër të madh shfaqjesh, performancash dhe instalacionesh, duke punuar krahas artistëve me botkuptime të ngjajshme në shumë projekte muzikore.
Buy Tickets

ANDRRA STAGE
23:59 / Sat 12 Aug, 2023