RYIOCHI KUROKAWA
Buy Tickets

RYIOCHI KUROKAWA

Ryoichi Kurokawa është ndër pionerët e zhanrit multimedial audio-viziv, i njohur për performancat dhe instalacionet e tij magjepsëse. Lindur në Japoni, veprat artistike të Kurokawas i tejkalojnë kufinjtë duke eksploruar me ndërthurjen e zërit, imazhit dhe teknologjisë, për të krijuar eksperienca mbreslënëse anë e mbanë botës. Me një sfond studimi në arte pamore dhe në muzikë, Kurokawa i ndërthur këto dy disiplina, duke krijuar peizazhe zanore me kompozime vizuale që të lënë pa frymë. Veprat e tij frymëzohen në të shumtën e rasteve nga bota natyrore, duke përzjerë kështu elemente organike dhe dixhitale, si për të ekzaminuar marrëdhëniet komplekse midis njeriut, mjedisit dhe të ardhmes. Për audiencën e DokuFest, e sidomos vlerësuesit e artit të kombinuar audio-vizual, performanca e Ryoichi Kurokawa sigurisht që do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.
Buy Tickets

LUMBARDHI BAHÇE
22:30 / Sun 6 Aug, 2023