JOSH CAFFE // JOHNNY AUX // GEMZA
Buy Tickets

JOSH CAFFE // JOHNNY AUX // GEMZA

JOSH CAFFE Josh Caffe, një performues me prejardhje britaniko-ugandeze, e ka kaluar dekadën e fundit duke eksploruar muzikën House dhe Techno në skenën e muzikës elektronike në Londër, e cila po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Me talentin e tij të shumanshëm si DJ, vokalist, producent dhe aktivist, Caffe ka lënë një gjurmë në arenën muzikore, duke mahnitur audiencën në ambiente të njohura si Dalston Superstore, Adonis dhe festën e tij legjendare Love Child në Fabric, ku ai mban edhe rezidencën shumë të njohur artistike. Vitet e fundit, ylli i Caffe-s është bërë tepër i njohur edhe përmes bashkëpunimeve që ka patur me ikonat ndërkombëtare të muzikës së kërcimit dhe modës, duke përfshirë fort të dashurin Honey Dijon. Tani, në prag të publikimit të albumit të tij të shumëpritur me Phantasy, label i drejtuar nga vizionari Erol Alkan, Caffe ka zgjedhur të jetë më të guximshëm se asnjëherë më parë. Përmes dy këngëve të albumit, 'According to Jacqueline' dhe 'Do You Wanna Take Me Home?' (remiksuar nga Steffi & Virginia), do të njihemi me vizionin e Caffe-së mbi çlirimin dhe sensualitetit queer. Arti i Caffe-së ka për qëllim të thyejë barriera dhe steriotipe për të emancipuar gjeneratën e tij dhe jo vetëm. Si një DJ, përzgjedhjet e tij kanë ndikime të larmishme dhe progresive. Kurimi i mikseve për platforma të mirënjohura si Honey Soundsystem, Beats In Space, Naive dhe Love International e dëshmojnë qëndrimin e tij dhe rolin emancipues; si në komunitetet e muzikës queer ashtu edhe përtej. Prania magnetike e Caffe-së sigurisht që do të frymëzojë radikalizimin e shprehjes së lirisë në mbrëmjen e DokuNights, këtë gusht. JOHNNY AUX Johnny Aux, i cili aktualisht është duke krijuar disa nga tingujt më intrigues që dalin nga Britania e Madhe, ka një portofol mbresëlënëse që përfshin bashkëpunime me artist të njohur si Paranoid London, Warmduscher, Decius, Sworn Virgins dhe shumë më shumë, Johnny Aux e ka vendosur veten si një forcë e pandalshme në industrinë e muzikës. Johnny Aux ka fituar njohje të gjerë për aftësinë e tij për të krijuar kryevepra me tinguj të çrregulluar nëpër grupe të ndryshme muzikore dhe nën pseudonime të ndryshme. Qofshin ato disko dhe atmosferat e viteve '80 të Decius, në bashkëpunim me anëtarët e Trashmouth Records/Medicine8 dhe Fat White Family, himnet e mprehta tekno të Londrës Paranoid, “groovet” e përjetshme të disko të Sworn Virgins, apo stilet e çuditshme indie-pop të Warduscher, Ndikimi unik i Johnny-it ndihet në çdo projekt që ai prek. Ndërsa Johnny Aux merr skenën ANDRRA, ne do të jemi dëshmitarë të krijimeve të tij unike në muzikën elektronike e që sigurt do t'ju bëjë të kërceni të gjithë DokuNatën! GEMZA Gemza, dinamikja e skenës se muzikës elektronike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme që nga shfaqja e saj në vitin 2018. Me një prani magnetike në skenë dhe një pasion për Old-school House dhe Techno, Gemza ka mahnitur audiencën në klube dhe festivale të njohura në të gjithë rajonin dhe Evropë. Performancat e saj janë një rrugëtim emocionues, duke përzier meloditë hipnotike dhe miksimet e krijuara me mjeshtëri. Përtej arritjeve të saj të jashtëzakonshme si interpretuese, Gemza qëndron si një vizionare dhe prijëse në këtë industri. Si themeluese e "Babetronixx", një platformë inovative, ajo i përkushtohet fuqizimit të grave në muzikën elektronike. Përmes kësaj iniciative, Gemza përkrahë artistet e talentuara femra, duke krijuar një komunitet mbështetës dhe duke u ofruar atyre mundësi për të shkëlqyer. Performanca e Gemzës në DokuNights do t’ju përcjellë në një rrugëtim në zemër të muzikës elektronike.
Buy Tickets

ANDRRA STAGE
23:59 / Tue 8 Aug, 2023