BESA M & BIMBIMMA // KILLUA // DESPOTI
Buy Tickets

BESA M & BIMBIMMA // KILLUA // DESPOTI

BESA M & BIM BIMMA Bima Bima njihet si një nga reperët e parë urbanë në skenën Kosovare të Hip Hopit. Me një prani magnetike në skenë, Bim Bima zotëron një stil të gjithanshëm duke ndërthurur elemente të “hip-hop”, “rap” dhe ndikimeve të muzikës shqiptare tradicionale, duke krijuar një kombinim unik të tij. Ashtu si Bim Bima, Besa M mban statusin e një pioniere. E njohur si një nga gratë e para DJ në Shqipëri, ajo kultivoi skenën “drum n bass” në rajonin shqipfolës të Ballkanit. Sot ajo vazhdon me rrugëtimin e saj krijues përmes label-it të saj Episode i cili organizon disa nga seritë më legjendare të festave, ndërsa vazhdon të mbajë gjallë frymën analoge me përzgjedhjen e saj të përsosur të vinylave. Këta dy artistë ndërdisiplinorë u bashkuan përmes muzikës dhe kanë gjetur një sinergji të pamohueshme, rezultati ishte një nga performancat më elektrike lokale të dy dekadave të fundit. Dy zhanret e preferuara të këtyre miqve të vjetër, nga Kosova dhe Shqipëria, u bashkuan në Prizren për DokuNights, për të rikrijuar një natë ikonike të gushtit 2005: Drum & Bass dhe hip-hop shqiptar! Prizreni e mban mend! Killua Killua, është një artist i nderuar muzikor nga Shqipëria. Talenti i tij dhe tingulli magjepsës kanë tërhequr vëmendjen kombëtare në Ballkanin shqipfolës që nga fundi i vitit 2021, pas publikimit të këngës së tij "Bageti e Bujqësi" nga albumi i tij debutues, Metamorfoza. Titulli i këngës rrjedh nga poema me të njëjtin emër të shkruar nga poeti i njohur shqiptar Naim Frashëri, në shekullin e 19-të. Kënga fitoi shpejt popullaritet, duke u poziconuar në vendin e parë në top 100 listat shqiptare në vitin 2021. Teksti i përzemërt dhe kompozimi melodik rezonuan thellë tek audienca, duke e vendosur Killua si një yll në rritje, në rajon. Para suksesit të tij solo, Killua bashkëpunoi me disk jokein shqiptar Arnon në hitin "Te molla" në gushtin e 2018. Kënga bëri bujë në skenën muzikore, duke arritur në top 15 në Shqipëri dhe madje duke u ngjitur në numrin 13 në “Commonwealth” (federatës) të Shteteteve të Pavarura. Ky bashkëpunim shfaqi shkathtësinë e Killua për të përzie stilin e tij unik me zhanre të tjera. DESPOTI Despoti është një këngëtar dhe regjisor nga Kosove e që me publikimin albumit të tij të fundit, ‘23’ të cilin ai do ta performojë në DokuNights, ka marrur mirënjohjen si një forcë krijuese në rajon. Albumi përmban këngë moderne dhe muzikë elektronike, me pamje që të kujtojnë filmat fantashkencë dhe mister. Ndërsa themeli i tingullit të Despoti qëndron në hip-hop, ai përfshin elemente nga zhanre të ndryshme në punën e tij të fundit. Fillimet e tij ndisën në një garazh nëntokësor ku publikoi "Tru'bulli" (2019), "Vdejke rutines" (2019), "Fugue" (2019). Me kalimin e viteve ai themeloi brandin e vet për produksion muzikor me emrin “Rrjedha”. Albumi "23" shpaloset si një film, duke kaluar pa ndërprerje të vrazhda nga një këngë në tjetrën. Intensiteti i muzikës luhatet, me çdo këngë të shënuar nga një ulje ose rritje graduale e densitetit të tij zanor. Një super solo magjepsëse me tupana, një instrument goditjeje tradicionale shqiptare, prezanton një pjesë folklorike që pëson një transformim elektronik, duke pruar në pah deformimin e këngëve origjinale shqiptare. Interpretimi i artistit vijon, duke i shtuar prekjen e tij unike versionit të deformuar të këngës "Prishtina" të Gilit.
Buy Tickets

ANDRRA STAGE
23:59 / Thu 10 Aug, 2023