11 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 26

THE HAPPY MAN nga Gresa Dida

The Happy Man nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2019

Gjatësia: 10 min.

Është trup-vogël, ka rrëfime të mrekullueshme dhe një zemër të madhe. Bashkohu me ne, tek zbulojmë personën karizmatike të zotëri Afrimit: admirues i Arnold Schwarzenegger-it, tifoz i futbollit si dhe një aktor i pasionuar.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.