06 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 21

SHOKËT E MI nga Gentrit Kastrati

My friends from DokuFest on Vimeo.
Gjatësia: 6 min.

Viti i Prodhimit: 2019

“Shokët e mi” është një rrëfim i shkurtë mbi jetën e një adoloshenti, viktimë e bullizmit në Kosovë. Ai vendos përballë njëri-tjetrit shokët e klasës së tij dhe disa shokë te njoftuar në rrjetet sociale.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.