28 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 12

PRISHTINA - BELGRADE nga Srdjan Slavkovic

PRISHTINA - BELGRADE from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2012
Gjatësia: 22 min

Një road-movie ballkanik në kuptimin më të vërtetë. Ky doku-portret për një shofer të lodhur të autobusit, i cili, përkundër ndarjeve të vazhdueshme, arrin të mbajë gjallë lidhjen midis dy qyteteve. Për shumë pasagjerë, ideja e kalimit në anën tjetër sjell frikë dhe tmerr. Për Stanisllavin, kjo është vetëm një rutinë e përditshmërisë së tij.

Prodhuar përmes “Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut – Tregime nga margjinat e Kosovës” një projekt që mbështet krijuesit e filmave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina dhe Mali i Zi. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.