20 March, 2023


Shtyhet afati për aplikim për pozitën: Asistent/e për Financa dhe Administratë.

DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për vend pune për Asistent/e për Financa dhe Administratë.

 

Përgjegjësitë dhe detyrat për asistent/e për financa dhe administratë:

- Përpilimi i raporteve financiare në baza mujore, vjetore sipas kërkesave të menaxherit të financave.

- Përpilimi i raporteve të veçanta sipas kërkesave të donatorëve.

- Asisitimi në përpilimin e dokumenteve për auditim.

- Regjistrimi i faturave dhe transakcioneve në sistemin softwerik për financa.

- Përpilimi i kontratave për shërbime dhe regjistrimi në librin e protokolit.

- Përgatitja e dokumentacionit për prokurim.

 

Përgatitja profesionale:

- Diplomë bachelor në financa, administrim biznesi ose fushë të ngjashme.

 

Kërkesat: 

- Minimumi 1 vit përvojë pune si asistent/e administratori financiar.

- Njohuri pune për programet e kontabilitetit, si QuickBooks (e dëshiruar).

- Vëmendje e përpiktë ndaj detajeve dhe aftësi për të kryer detyrat me saktësi dhe efikasitet.

- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi financiare.

- Njohuri bazë për procedura të prokurimit.

- Nivele të larta të integritetit dhe aftësisë për të trajtuar informacionin konfidencial.

- Njohuri të gjuhës angleze.

 

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 09.04.2023.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e plotë, letër motivimi dhe një referencë në [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët kalojnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.