24 October, 2022


AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 MARS, 2023. 

DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 22-të festivalit. Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt, 2023. 

Thirrja për aplikim është e hapur për dokumentarë, filma të shkurtër, filma animacion dhe eksperimental. Edicioni i ardhshëm i DokuFest do të mbahet nga data 3 deri më 11 gusht 2023 në Prizren, Kosovë. 

Autorët mund të aplikojnë përmes platformave online FilmFreeway. 

Për të dorëzuar dhe për të qasur rregullat dhe rregulloret e plota të festivalit, ju lutemi vizitoni faqen tonë të aplikimeve të Filmit Freeway.

 “Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë."

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurt, DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. I vlerësuar si një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si Top 25 Festivalet më të bukura të filmit nga Filmmakers Magazine, çdo vit festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filma nga e gjithë bota. 

I themeluar në vitin 2002, me synimin për të rigjallëruar kinemanë dhe jetën kulturore në Prizren, DokuFest u rrit dhe u zgjerua në ngjarjen më të madhe kulturore në vend dhe një nga festivalet më të mira të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë. Që nga viti 2022, DokuFest është përzgjedhur si një nga festivalet e filmit nominues për ‘Çmimet e Filmit Evropian’ (European Film Awards) në dy kategori, film me metrazh të shkurtër dhe dokumentar nga Akademia Evropiane e Filmit.