02 August, 2021


Bendik Giske (JO/DE) është artist dhe saksofonist që përdor trupin, ndjeshmërinë dhe qëndrueshmërinë si mjetet e tij të shprehjes. Giske merr blloqet themelore të muzikës elektronike dhe i luan ato drejtpërdrejt - pa shtresim ose loop, në maksimumin e aftësisë së tij, duke lejuar që të gjitha të metat e të qenit njerëzor të dalin në pah.

Surrender albumi i Giske është një debutim magjepsës që do t’i çojë dëgjuesit në një udhëtim të vërtetë nëpër euforinë dhe bredhjen e netëve të kaluara në jetën e natës në Berlin- duke përdorur pak më shumë se zërin e tij, saksofonin, instrumentin e tij të zgjedhur dhe më shumë se disa mikrofona të vendosur mirë. Giske do të transmetoj përvojën e tij të klubit përmes saksofonit me 6 gusht në një performancë ekletike në skenën verore të kinemasë Lumbardhi.

Tingujt live Bridget Ferrill 

Vizualet nga Florence To