EN
MENU

DokuNights

×

Biletat

Naoise Mac Cathmhaoil në DokuFest

Biletat

Jemi të lumtur ta mirëpresim Naoise në DokuFest për shfaqjen e dokumentarit të vlerësuar Celtic Utopia. Një zë i rëndësishëm që mishëron rrënjët më të pastra të traditës së këngës Sean-nós, Naoise do të mbajë gjithashtu një performancë muzikore më 9 gusht, në ora 19:45, në Kolektiv – një qendër artistike për muzikë, kulturë dhe komunitet në Prizren.


Naoise Mac Cathmhaoil është një prej figurave më të spikatura të brezit të ri të artistëve tradicionalë irlandezë. Ai ndërton lidhje mes muzikës së lashtë popullore të transmetuar gojarisht, teatrit profesionist dhe mediave bashkëkohore.
Naoise është një këngëtar i njohur i traditës Sean-nós nga Ardara, në rajonin Gaeltacht të Donegalit Jugperëndimor, Naoise ka arritur suksese të jashtëzakonshme në gara të këngës, si në nivel rajonal ashtu edhe kombëtar. Mes arritjeve të tij spikat fitimi dy herë i çmimit prestigjioz Corn Áine Eoghain Éamainn në kuadër të Oireachtas, në kategoritë e të rinjve. Më pas, ai e kurorëzoi këtë rrugëtim me një tjetër fitore të madhe, duke fituar Corn Cuimhneacháin Éamoinn Ghráinne në vitin 2025.

Other Events in DokuNights