DokuNights
Biletat
15 Aug @ 23:30
RICHII / TAM TAM / DIAMIN
Richii
Richii është një DJ nga Fukuoka, Japoni, me bazë në Berlin.
Një adhuruese e kahershme e muzikës, Richii e njeh mirë rrjedhën e skenave underground të klubeve anembanë botës. Karrierën e nisi si organizatore festash në Fukuoka, ndërsa më pas jetoi një jetë nomade mes Japonisë, Australisë dhe së fundmi Berlinit, duke ndërtuar një përvojë të pasur në skena të ndryshme të muzikës elektronike.
Ndjeshmëria e saj për atmosferën e klubeve dhe dashuria për vinilin e çuan natyrshëm drejt DJ booth-it. Debutimi i saj erdhi gjatë verës së pandemisë, si anëtare e familjes Sound Metaphors, në një seri eventesh që shkonin nga rave-t ilegale në pyje deri te klubet e Berlinit. Disa vite më vonë, stili dhe estetika e saj muzikore e kanë bërë Richii një emër të besuar në skenën underground të Berlinit, me rezidenca në festat legjendare Cocktail d’Amore dhe PDA, festa underground Disko not Disko.
https://youtu.be/O3p60YrMu60?s...
Tam Tam
Bashkëthemelues i festës DIY underground PDA, Tam Tam është DJ dhe promotor që krijon ngjarje të udhëhequra nga komuniteti në lokacione alternative nëpër Berlin. Ai sjell një qasje unike ndaj Disko-s dhe hedonizmit të festës, të ndikuar nga punk-u dhe të ngjyrosur me tone “acide”.
Edhe pse jeton në Berlin, zemra dhe ndjeshmëria e tij muzikore mbeten të rrënjosura në veriun industrial të Mbretërisë së Bashkuar. Setet e tij përcjellin frymën e rave-ve të lira të rajonit të tij, të shkrira me energjinë karakteristike të Patrick Miller.
https://youtu.be/jKuFA1LZYv4?s...
Diamin
Qoftë të gjetura në bodrumet e Amerikës Latine apo të nxjerra nga magazinat më periferike të Europës, shumë prej pllakave të koleksionit të Diamin ende nuk kanë pasur mundësinë të reagojnë me pistat e vallëzimit. Ajo punon me ëndrra të parealizuara, por plot potencial, dhe me substanca shumë reaktive të bllokuara në vinil.
Interesi i saj për biologjinë e shndërron këtë përvojë në diçka organike dhe kolektive, një proces ndërtimi botësh në kohë reale, ku çdo pllakë trajtohet me kuriozitet dhe kujdes. Dhe duket se kjo funksionon njësoj mirë si për valltarët, ashtu edhe për dëgjuesit e emisioneve radiofonike.
Për Diamin, kjo është një trampolinë që e lejon të lëvizë lirshëm në drejtime të ndryshme muzikore. Në përzgjedhjet e saj ndihen ndikimet e grupe new wave me estetikë queer, IDM ambicioze, psikedeli enciklopedike dhe, pothuajse gjithmonë, acid të thellë e të pamëshirshëm. Edhe pse muzika e saj ndërtohet mbi prekjen e këtyre elementeve, pavarësisht se nga cili stil vjen, në këtë gjeografi muzikore ka gjithmonë vend për të kërcyer dhe për t’u kuriozuar.
Diamin ka performuar në hapësira si Berghain, Bassiani, Tresor, De School, Rex, C12 dhe RSO, ndër të tjera, si dhe është prezantuar në platforma si Boiler Room, NTS Radio, Dekmantel Show x Red Light Radio, Groove Mag, The Ransom Note, Crack Magazine, Inverted Audio dhe shumë të tjera. Aktualisht është rezidente në Mutant Radio (Tbilisi), ku drejton një emision dymujor. Herë pas here bashkëpunon edhe me kolektive queer/LGBTQ+, si Maricas (Barcelona), PLU (Bristol) dhe Lacura (La Plata).
Përveç projektit të saj artistik, Diamin është bashkëdrejtuese e label-it të vinilit Tecnologías Elementales, i cili këtë vit do të publikojë materialin e tretë muzikor, që shpërndahet nga One Eye Witness.