EN
MENU

DokuNights

×

Biletat

No Showtimes

KONDUKU | CARL H | BUFIMAN

Biletat

Më 14 gusht: rikthehemi në origjinë

Jemi të lumtur t’i mirëpresim të gjithë në një mbrëmje spektakolare me Konduku, Carl H dhe Bufiman në Andrra Stage. Ndonëse ende nuk kemi zbuluar formacionin e plotë të DokuNights për këtë vit, ja ku vjen një surprizë e veçantë për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Duke shëtitur mes techno-s, psikedelisë, ambient-it, disco-s dhe muzikës eksperimentale, kjo natë synon të jetë një nga kulmet e DokuNights, duke na rikthyer te rrënjët e një nate muzikore në DokuFest. Puna e tyre sfidon çdo kategorizim, duke krijuar një përvojë ku zhanret shkrihen në një ndjenjë çlirimi. Edhe pse secili prej artistëve qëndron fuqishëm më vete, së bashku ata krijojnë një përputhje kozmike falë përkushtimit të tyre të palëkundur të përdorurit e muzikës si mjet që prek shpirtërisht dhe të bën të lëvizësh dhe krijimin e peizazheve unike tingullore.

Secili prej tyre e sheh pistën e vallëzimit si një hapësirë që mund të zbulohet me kuriozitet, ku udhëtimet muzikore të ndërtuara me kujdes zëvendësojnë kulmet e parashikueshme dhe krijojnë lidhje të papritura mes tingujve, epokave dhe kulturave. Puna e tyre lidhet shumë ngushtë me komunitete me ndikim të skenës underground dhe të vlerësuar për vizionin e tyre guximtar muzikor, ata ndajnë bindjen se muzika elektronike mund të jetë njëkohësisht fizikisht magjepsëse dhe intelektualisht sfiduese.

Dhe në DokuNights, kjo treshe do të krijojë përvojën më të qashtër dhe më të çuditshme që mund të imagjinohet!

Më shumë rreth artistëve:

KONDUKU


Konduku zë një vend unik mes forcës ritmike dhe thellësisë atmosferike. Duke lëvizur mes half-time steppers, house futurist dhe eksperimenteve të kthjellëta techno, muzika e tij karakterizohet nga rrjedhshmëria, strukturat e pazakonta ritmike dhe një magjepsje e thellë pas baterive dhe ritmit. I lidhur ngushtë me Nous’klaer Audio, katalogu i tij përfshin gjithashtu publikime në serinë Mantis të Delsin, label-in Bitta të DJ Nobu dhe Spazio Disponibile.

Përmes këtyre publikimeve, ai një gjuhë muzikore që nuk lë vend për gabime: të shpejtë, hipnotike, poliritmike dhe vazhdimisht në transformim. Tashmë me bazë në Berlin, Konduku sjell të njëjtën kureshtje edhe në setet e tij si DJ, duke ndërthurur UK bass, tech house-in e fillimshekullit dhe techno-n italiane të mesit të viteve 2000 në forma krejtësisht të reja. Precize, por gjithmonë e paparashikueshme, setet e tij lënë një gjurmë të fortë si në trup, ashtu edhe në mendje.


CARL H


Carl H është një eksplorues i pasionuar i skajeve më të thella dhe më të çuditshme të muzikës elektronike. Për më shumë se dy dekada ai ka ndërtuar një univers të mbushur me tinguj të pazakontë, artefakte trance, transmetime psikedelike dhe forma vallëzimi që sfidojnë çdo zhanër.

Me origjinë nga qyteti bregdetar britanik Cleethorpes, ai është themeluesi i label-it Animals on Psychedelics, i dedikuar tingujve që ekzistojnë përtej kategorive të njohura. Përzgjedhjet e tij muzikore e kanë çuar në skena anembanë Evropës, Azisë dhe Amerikave.

Qoftë kur mbyll një festival apo kur merr kontrollin e një klubi të vogël, Carl kombinon një gamë të jashtëzakonshme tingujsh me një saktësi kirurgjikale. Setet e tij lëvizin me durim mes disqeve të harruara, formave mutante të trance-it dhe elektronikës psikedelike, duke ndërtuar udhëtime që janë njëkohësisht thellësisht fizike dhe tërësisht transformuese për mendjen.


BUFIMAN


Jan Schulte është DJ, producent, valltar dhe adhurues i ritmit nga Dyseldorfi. Përmes pseudonimeve si Wolf Müller, Bufiman dhe Diskoking Burnhart McKoolski, ai eksploron forma të ndryshme të muzikës ritmike, psikedelike dhe eksperimentale për pistën e vallëzimit.

Si Wolf Müller, ai ndërthur perkusion live, kitara me efekt delay dhe ritme të frymëzuara nga krautrock. Si Bufiman, disco-ja tribale, ritmet e forta të bass drum-it dhe hi-hat-et energjike përplasen në mënyra lozonjare dhe të paparashikueshme.

Për më shumë se pesë vjet, Schulte ka qenë ezident në legjendarin Salon des Amateurs në Dyseldorf, një qendër e muzikës së klubit që i reziston kategorizimeve. Setet e tij intensive dhe ritmike lëvizin lirshëm mes krautrock-ut me frymëzim afrikan, techno-s voodoo, disco-s mutante dhe perlave të harruara të anëve B, duke e shndërruar pistën e vallëzimit në një hapësirë kureshtjeje, lëvizjeje dhe surprizash.

Shihemi më 14 gusht! Biletat do të dalin shumë shpejt në shitje.

Other Events in DokuNights