Vizualizimi poetik i natyrës pa praninë e njeriut.
Regjisor/e
Eranda Bokshi është një artiste e re nga Prishtina e cila merret me film dhe shkrim. Ajo ka studiuar filozofi dhe së fundmi ka realizuar filmin e saj të parë të shkurtër. Përveç punës në Kino Armata si programuese filmash ajo shkruan poezi dhe tregime të shkurtra, si dhe organizon një debat të përmuajshm mbi tema filozofike në qendrën komunitare Termokiss. Ajo ndjek kulturën dhe artin me pasion dhe shpreson të zgjerojë përvojën e saj të qasjeve artistike në shumë fusha.