03 Mar, 2022


DokuFest hap thirrjen për punë praktike për të rinjtë entuziastë që dëshirojnë të punojnë me një ekip dinamik dhe që dëshirojnë t'i avancojnë shkathtësitë në komunikim dhe dizajn grafik.

Programi i punës praktike është i hapur për të rinjët e moshës 16 - 20 vjeçare që studijojnë në Universitetet e Prizrenit ose që vijojnë mësimin në shkollat e larta të mesme me banim të përhershëm në komunën e Prizrenit, dhe që dëshirojnë të marrin njohuri dhe përvoja të reja në kuadër të programeve të DokuFest.

Aplikimet pranohen në emailin [email protected] ku duhet të dërgohet një letër motivimi për arsyen e aplikimit si dhe përshkrimi i shkathtësive dhe përvojave të deritanishme.