24 April, 2022


Për ta pasuruar këtë ditë, ne web faqen e DokuFest u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë ne 4 termine filmi i shkurtër dokumentarë NOSOTROS që poshtu flet për ndotjen e ambientit nga faktori njeri.

Ndërsa në DokuKino ne ora 20:30 u shfaq filmi tjetër dokumentarë I AM GRETA, dokumentar ky mbi jetën dhe përpjekjet e aktivistes më të re për mbrojtjen e ambientit Greta Thunberg dhe angazhimit dhe këmbënguljes së saj për t’iaa u hapur sytë liderëve botëror për të vërtetën e ndyshimeve klimatike.

Pas përfundimit filmi u shoqërua edhe me panel diskutimi të moderuar nga Adelina Hasani dhe panelist Dr. Kujtim Shala, aktivist në KB Sharri dhe Puhiza Shemsedini aktiviste për mbrojtjen e ambientit. Shikuesë të pranishëm për këtë shfaqje ishin dhe nxënës të shkollës fillore Mati Logoreci, gjimnazistë nga Gjon Buzuku dhe filmdashës të tjerë.

Ky projekt është pjesë integrale e progamit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit” që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

Fabrika Digjitale e Filmit ka filluar nga muaji shkurt dhe do të funksionojë deri ne fund të qershorit 2022 me një program filmi hibrid, me shfaqje në Kinema ashtu edhe me shfaqje ekskluzive online, i mbështetur nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të drejtat e filmave janë siguruar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadës Suedeze, National Endowment for Democracy dhe përmes bashkpunimit me organizatën daneze “Why Foundation”