Kur komuna e Lipjanit vendosi të rikrijojë lumin që përshkon fshatin Janjevë, kjo u bë pa konsultim me banorët e tij. Ne u përpoqëm të merrnim përgjigje nga zyrtarët, por nuk arritëm t'ia dilnim megjithatë, ne mundëm të shihnim ndërtimin. Në vend të një dialogu, ky është komenti ynë për atë që ata bënë.
Visar Berisha nuk ka arsim formal në fushën e filmit ose prodhimit të filmave, por ka admirim të përjetshëm për kinemanë dhe tregimin e historive. Lindur në Janjevë, Kosovë, ai u zhvendos me familjen në Suedi në vitin 1992 si refugjatë, së bashku me mijëra të tjerë në atë kohë. Visari u rrit në një qytet të vogël në Suedi, në Falköping, i njohur për dy kodrat e saj pllajë, fermat dhe qetësinë e tij. Ai studioi inxhinieri, dhe mas diplomimit punoi në komunën e tij për disa vite para se të ndryshonte rrugën dhe të shkonte në Uppsala ku filloj studimet në fushën paqe dhe konflikt dhe shkencat politike në Universitetin e Uppsala. Aktualisht ai punon në sektorin e zhvillimit ndërkombëtar në Kosovë për Qeverinë suedeze. Filmi dhe tregimet mbeten pasione dhe mënyra kryesore për Visarin për të qëndruar i angazhuar dhe aktiv në botë, dhe në shprehjen e tij artistike nuk ka kufi mes poezisë, filozofisë dhe aktivizmit politik.
Visar Berisha
Visar Berisha
Visar Berisha
Visar Berisha
Visar Berisha
Visar Berisha
Rr UCK 202
Prishtina 1000, Kosovo
+38304-944-3989
[email protected]
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]