Më 2012, një ekip futbolli vajzash nga Tanzania arrin në Finlandë për të luajtur futboll në Kupën e Helsinkit. Asnjë nga vajzat nuk ka udhëtuar kurrë më parë jashtë regjionit të tyre, dhe kanë pritje të mëdha se si do të ndikojë turneu ndërkombëtar në të ardhmen e tyre. Sidoqoftë, kur vajzat kthehen në shtëpi, pritjet e tyre duket se nuk janë përmbushur: shkolla nuk ecën mirë, njerëzit janë xhelozë, ekipi po shpërbëhet, dhe disa nga fqinjët e tyre nuk besojnë që vajzat kanë qenë diku fare. Një histori për jetën, ëndrrat, lojën pa hile – dhe mungesën e saj.