Një remix i filmit të famshëm të vitit 1997, Megacities nga Michael Glawogger, duke përfshirë edhe materiale të reja. Krahas metropolit japonez, Life in Loops na çon drejt në atmosferën e Mexico City, New York, Moscow dhe Bombay. Ky kombinim elektrizues i imazheve interesante të filmit dhe një kolonë zanore po aq tërheqëse nga Sofa Surfers na çon në një aventurë mahnitëse audiovizuale në të gjithë kontinentet.
Timo Novotny, regjisori i Life in Loops dhe anëtari i grupit të famshëm austriak të muzikës trip hop, Sofa Surfers do të performojë drejtpërdrejt në skenën e Sonar Cinema me 12 gusht duke miksuar vizuale dhe audio.
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]