DENIZ ÖZÇELIK PERFORMS @SONIC NIGHTS

DENIZ ÖZÇELIK PERFORMS @SONIC NIGHTS

Deniz Özçelik ēshtë kompozitore, këngëtare dhe improvizuese, e cila me zërin e saj engjëllor depërton thellë në zemrat e shumta. Ajo vjen nga Stambolli, duke mbajtur me vete autencitetin në muzikën e saj, ajo kapërcen kufijtë e zhanreve dhe ndërton ura midis R&B, soul dhe folklorit tradicional turk në mënyrën e saj unike të këndimit dhe kompozimit. Deniz po bëhet gati për publikimin e albumit të saj debutues, të cilin e aranzhon, inçizon dhe prodhon vet. Në muzikën e saj ajo përdor tinguj dhe ritëm të Lindjes së Mesme në një kohezion unik me brazdat elektronike urbane dhe strukturat harmonike të muzikës xhaz. Deniz do të dhuroj një performancë të veçantë e hipnotike me 8 Gusht në skenën e Sonar Cinema në Kalanë e Prizrenit andaj ejani të përjetoni emocienet e para të Sonic Night.