I konsideruar si një nga dokumentarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, skenaristi dhe regjisori Orson Welles thur në mënyrë gazmore tregimin e jashtëzakonshëm të kusarit të artit Elmyr de Hory dhe biografit të tij, Clifford Irving, i cili falsifikoi një memoar të manjatit të izoluar, Howard Hughes. Teksa Welles pret në mënyrë brilante mes këtyre dy tregimeve argëtuese, ai ofron një koment të hirshëm për kusarinë e artit, Pikason, çeqet zvicerane, filmat dhe vetë ekzistencën tonë. Dhjetë minutat përfundimtare të esesë, një meditim për katedralen gjigante Chartes të ndërtuar nga zejtarë të panjohur, është sa e thellë aq edhe madhështore. Mbase asnjë film nuk e ka bashkërenditur aq afër virtuozin absolut të kësaj kryevepre të fundit garuese të Orson Welles, magjistarit më imagjinativ të kinemasë.
VAZHDONI TË KËNDONI: ORSON WELLES DHE F FOR FAKE
nga Thomas Logoreci
Këtë edicion të DokuFest-it, do të shfaqim një përpunim të cilësisë së lartë të dokumentarit eseistik të autorit dhe regjisorit Orson Welles, F for Fake (1973). Edhe pse unë e kam parë këtë dokumentar shumë e shumë herë, kurrë nuk e kam parë këtë kryevepër në kinema prandaj jam i sigurt se projektimi në Prizren do jetë e veçantë dhe e paharrueshme.
Është fatkeqësi, por herën e parë që e kam parë F for Fake (1973) ishte në një kasetë VHS të mykur e të mbytur në ujë. E pata gjetur këtë thesar kasetë në një kuti kartoni të zbrazët, të lënë në një trotuar bashkë me mbeturinat, një natë të vonë në San Francisko, më 2001 në Kaliforni.
Unë kisha ardhur në Zonën e Gjirit pas përfundimit të shkollës së filmit në Los Anxhelos. Fillimisht, nuk isha shumë i suksesshëm në gjetjen e një pune apo një vendi për të jetuar. Regjisori i filmave found footage ,Jay Rosenblatt, më kishte dhënë një detyrë pa pagesë që të kontrolloja mijëra kontejnerë të filmave shtëpiak në depon në bodrumin e tij. Me që Jay më kishte dhënë edhe çelësat dhe ishte katër kate sipër, unë edhe flija aty.
Jay po punonte në një film për pikëllimin kështu që kalova orë të panumërta duke rrotulluar bobinë pas bobine, duke hequr copëza filmi që paraqitnin asociacione vajtimi apo pikëllimi. Pas një sesioni pjesërisht të gjatë të kësaj pune, dola për të marrë birra para se të mbylleshin dyqanet e alkoolit në orën dy të mëngjesit. Nëse do të ndalesh e të shikosh, San Francisko është i pasur me kuti librash, pllakash, mobiliesh e rrobash të lëna në rrugë. Me birrë në dorë, u ktheva në një kënd, hapa një nga këto kutitë e braktisura dhe gjeta kasetën F for Fake.
Më kujtohet që isha i zhgënjyer teksa rrija aty, duke shikuar dizajnin artistik të mbështjellëses me ngjitës, një Orson Welles me mjekër, i veshur në të zeza, me sytë e katërfishuar. Kisha lexuar pak për filmin që kur isha adoleshent, kryesisht në enciklopedi filmi dhe në një biografi apo dy. Shumë nga këta autorë dhe kritikë e kishin shpërfillur F for Fake si vepër minore e Wellesit në mezomoshë, ish fëmijës gjenial i cili dikur e kishte pushtuar botën e filmit në moshën 26 vjeçare me debutimin e tij që ka bërë historinë, Citizen Kane.
Sigurisht, si çdo ekspert filmi me vetë-respekt, unë e adhuroja Citizen Kane. Por filmat e Wellesit pas të cilëve isha qepur më së shumti ishte pasuesi i Kanes, The Magnificent Ambersons (1942) dhe barok noari i tij Touch of Evil (1958), të cilët paraqitën një performancë befasuese nga Orsoni si një kapiten policie i korruptuar dhe i kapardisur. I kam shikuar e ri-shikuar këta dy filma. Në rastin e Touch of Evil, unë njihja në mënyrë virtuale secilën lëvizje të lehtë të kamerës dhe mund të recitoja secilin rresht të dialogut edhe nëse zëri ishte i ndalur. Megjithatë nuk isha kureshtar që të rrëmoja në filmin F for Fake të Welles.
Duke u kthyer në studion në bodrumin e Jay-it, e fshiva kasetën e ndotur dhe e futa në aparat. Derisa arrita në fund të minutës së nëntëdhjetë e nëntë të filmit, unë isha i bindur për dy gjëra. Që isha një budalla snob që e kisha injoruar F for Fake dhe se Welles kishte hartuar një testament pakufishëm më kompleks dhe më prekës në art, kinema dhe vetë ekzistencën tonë se sa cilido film që kishte bërë më parë.
F for Fake është një shëtitje drithëruese në slitën rrotulluese përmes kronikës komplekse në mënyrë të çuditshme të Clifford Irving, autori i një libri për kusarin e artit Elmyr de Hory i cili përfundoi duke e falsifikuar një tjetër libër, historinë e jetës së miliarderit të vetmuar Howard Hughes.
Por zemra e emocionit vjen jo nga zotësia e një autori të vetmuar e të mendueshëm por nga llojllojshmëria e njerëzve me të cilët Welles ka bashkëpunuar në projekt. Wellesi përdorë në mënyrë të vazhdueshme pamjet e incizuara nga regjisori francez Francois Reichenbach pastaj e shkrin këtë material të mbetur me filmin e incizuar nga bashkëpunëtori i tij Gary Gaver. Më shumë nga gjithçka, ishte ndikimi i llahtarshëm i partneres dhe dashnores së tij kroate Oja Kodar, e cila ishte përgjegjëse për pjesën më të madhe të shijes lozonjare dhe të ndjeshme të F for Fake.
Sidoqoftë, F for fake nuk ishte projekti i pasionit që e konsumoi Orson Wellesin në vitet 1970. Dokumentari i kohëve të fundit të Neville Morgan, They’ll Love Me When I’m Dead, shpalosi se nderi i shkoi filmit ende të papërfunduar The Other Side of the Wind, një enigmë fiktive e zhvilluar e vendosur në film brenda një filmi. The Other Side of the Wind shteroi shumicën e energjisë dhe parave të Wellesit deri në vdekjen e tij më 1985.
Orson po ashtu vuajti një agoni të tmerrshme pas kritikës së fuqishme nga Pauline Kael e New Yorker, e cila më 1971 shkroi një artikull dy pjesësh që pretendonte se Wellesi kishte të bënte pak apo fare me skenarin e filmit të tij më të famshëm, Citizen Kane. Në vend se të tërhiqej nga këto shigjeta, Orson Welles kapi dyshimet e dhimbshme të autorësisë, moralit dhe qëndrueshmërinë e të gjitha gjërave në finalen e F for Fake. Me zërin e tij të famshëm me shije karameleje me gjalpë, rrëfimtari Welles e vështron katedralen e shkëlqyer Chartes të Francës, një vepër artistike e shekullit të XII e dizajnuar dhe ndërtuar nga duar anonime.
Mbi imazhin e një kishe madhështore, zëri në sfond i Wellesit na tregon, “Veprat tona në gur, në ngjyrë, në gravurë, janë të shpëtuara, disa prej tyre për disa dekada apo një milenium a dy, por gjithçka përfundimisht duhet të bijë në luftë apo të shuhet në hirin përfundimtar dhe të përgjithshëm. Një fakt i jetës. Ne do vdesim. ‘Të keni zemër të mirë,’ qani për artistët e vdekur nga një e shkuar e gjallë. Këngët tona do heshtën – por çfarë dobie ka? Vazhdoni të këndoni”. Tragjikisht, Orson Wellesi nuk e ka bërë. Edhe pse ai është argëtuar në nocionin e prodhimit të shumë më shumë dokumentarëve eseistik në kohën e mbetur, F for Fake do ishte filmi i tij i fundit.
Nuk do ishte e mundur që Orson i ri të hartonte një film aq të thellë dhe të pastër metafizik sa F for Fake. Gjatë kohës kur ai po përgatiste këtë dokumentar, Oja Kodar kujton se përgjonte në dhomën e ndejës dhe shihte Orsonin duke shikuar në televizor filmin e tij të shqyer e të prerë The Magnificent Ambersons. Welles kapte kokën me duar dhe fillonte të qajë.
Ndoshta për të arritur thellësinë dhe qartësinë shkatërrimtare të pamjes që kërkonte F for Fake, Orson Wellesit i duheshin tridhjetë vjet poshtërim, zhgënjim, një grumbull projektesh të papërfunduara, lotët e këputur të pendimit. Kinemaja dhe DokuFest-i janë të gjithë më të pasur për të.
Orson Welles wrote, directed and starred in the film 'Citizen Kane,' among others, which remains one of the most influential films ever made. Born on May 6, 1915, in Kenosha, Wisconsin, Orson Welles began his career as a stage actor before going on to radio, creating his unforgettable version of H.G. Wells's War of the Worlds. In film, he left his artistically indelible mark with such works as Citizen Kane and The Magnificent Ambersons. He died of a heart attack in Los Angeles, California, on October 10, 1985.
Orson Welles
François Reichenbach
François Reichenbach
Dominique Engerer
Marie-Sophie Dubus
Paul Bertault
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]