TechLab

TechLab

Fëmijët do të kenë mundësinë të eksperimentojnë me robotë edukativë Maqueen, mBot, ku secili përfaqëson një version të ndryshëm. Gjatë punëtorisë, ne do të mbulojmë bazat kryesore të programimit në gjuhën e programimit Python ku aktivitetet me robotët do të përfshijnë ndjekësit e trajektores me ngjyra dhe shmangien e pengesave.

Përveç robotëve përmes lapsit 3D fëmijët do të shprehin imagjinatën dhe kreativitetin e tyre duke krijuar modele dhe struktura tre-dimensionale. Ky aktivitet jo vetëm që është argëtues, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e aftësive të tyre motorike dhe krijuese.

Fëmijët do të kenë mundësi që përmes syzeve VR, të hyjnë në botën virtuale, duke eksploruar mjedise plot aventura dhe sfida. Kjo përvojë virtuale do të zgjerojë horizontet e tyre dhe do t'i ndihmojë të kuptojnë më mirë teknologjinë moderne.

Së fundmi, kemi përgatitur një lojë sfiduese dhe strategjike me Jenga. Kjo lojë përbëhet nga 54 blloqe druri që formojnë një kullë të qëndrueshme, dhe përfshin zgjidhjen e problemeve matematikore për të parandaluar rrëzimin e saj. Kjo sfidë do të zhvillojë aftësitë e tyre logjike dhe strategjike. Kjo punëtori organizohet në bashkëpunim me Cacttus Education. 

Mosha 7-14 vjeç, 7 Gusht, nga ora 12:00-14:00