Këndi i Ballafaqimit me të Kaluarën është hapësirë e krijuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, i cili përmes ekspozitave, rrëfimeve personale, hulumtimeve e raporteve ofron për vizitorët copëza nga e kaluara tragjike e Kosovës.
Krahas publikimeve dhe raporteve mbi drejtësinë tranzicionale FDHK përzgjedh për këtë hapësirë një projekt; ekspozitë ose hulumtim që ka në fokus Ballafaqimin me të Kaluarën dhe që angazhon artistë dhe autorë të disiplinave të ndryshme. Ekspozita që prezantohet këtë vit titullohet Teatri Ilegal nga autori Sovran Nrecaj, i cili ka realizuar dokumentarin me të njëjtin titull që i kushtohet periudhës së sistemit paralel të arsimit dhe kulturës gjatë viteve të 90-ta në Kosovë.
Duke e rikujtuar atë periudhë dhe duke e rindërtuar me anë të rrëfimeve vendosëm që edhe ekspozimi i këtij video-dokumentari të kishte një domethënie e cila e rikthen publikun në përjetimin e kohës në fjalë. Qëllimisht dokumentari është ndarë në tre pjesë të shkurtra dhe është vendosur brenda tre tendave të cilat janë elementi i parë që shihet në ekspozitë. Për shkak të ngjyrave të ndezura dhe pamjes moderne, tre tendat mund të duken si disa skena eksperimentale të teatrit bashkëkohor e megjithatë ato janë hapësira të improvizuara ngjashëm me ato në të cilat aktorë e regjisorë punuan gjatë sistemit paralel apo edhe me ato hapësira të improvizuara të kampeve të refugjatëve, që e pasuan rezistencën dhe aparteidin.
Këndi i BmK
Vendi: Shani Efendi
Data: 5 – 9 gusht 2024
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]