05/08/2024
Në artikullin In Defense of the Poor Image/ Në Mbrojtje të Imazhit të Dobët artistja e njohur Hito Steyerl eksploron kuptimin, shpërndarjen dhe përdorimin e imazheve të cilat kanë rezolucion të dobët. Autorja thellohet në pafundësinë e imazheve dixhitale duke shkuar përtej dëmtimit të tyre dhe mungesës së vlerave të larta estetike duke i parë ato si burime që mund të na mësojnë shumë rreth jetës kulturore dhe politike. Filmi The Quality of Image i regjisorit Sezer Salihu eksperimenton me përdorimin e pamjeve të Google Maps të rrugëve në Greqi. Filmi në fakt është hulumtim ku vihen në pah aspektet e jetës subjektive dhe objektive të treguesve dhe standardeve të jetesës.
A e ilustrojnë imazhet tekstin apo teksti shpjegon imazhin? Në filmin The Quality of Image këto dy lloj komunikimesh luajnë me njëra-tjetrën, ku teksti kryen punën e fotografisë dhe fotografia atë të tekstit. Teksa shohim rrugët e rrugicat e Greqisë, i navigojmë imazhet operacionale përmes shpjegimeve që rrokin tema të ndryshme rreth indeksit të lumturisë dhe sigurisë të nxjerra nga Raporti i Komisionit Evropian për Cilësinë e Jetës në vitin 2023. Duke i përkthyer përqindjet në imazhe nga ky raport, regjisori shtron rolin e imazheve në ri-prodhimin e marrëdhënieve aktuale kapitaliste të pushtetit, ku dallim ndërmjet nënshtrimit social dhe skllavërisë makinerike është kritik.
Nga Blerta Haziraj
DOKUKINO PLATO
Koha & Data
20:00 / E hënë, 5 gusht 2024
KINO ABI ÇARSHIA
Koha & Data
15:30 / E enjte, 8 gusht 2024