12/08/2023

Një bisedë intime mes programuesve ishte ajo që mbylli sesionin e DokuTalks në këtë edicion të DokuFest. Seri eventesh të cilat lidhën më shumë audiencën me filmbërësit e filmave që ata panë në kinematë e qytetit. Nën moderimin e kujdesshëm të Dea Gjinovcit, çdo ditë DokuTalks ia doli të sillte afër vetes njerëz që jo vetëm që dëgjuan, por u bën pjesë e diskutimeve.

DokuTalk i tetë dhe i fundit për këtë edicion, që ndodhi ishte ai i kësaj të një premteje, që bëri bashkë në bisedë Veton Nurkollarin, si drejtor artistik të DokuFest, Maike Mia Höhne si drejtore artistike e Hamburg Short Film Festival dhe Rodolfo Castillo-Morales si Drejtor Programi i Festivalit Internacional de Cine en Guadalajara.

Të gjithë të pranishmit ndanë mes tyre dhe me publikun eksperiencat e tyre me fillimin e një festivali të filmit, duke filluar nga festivalet e tyre dhe natyrisht festivalet që i kanë vizituar.

“Jemi dëshmitarë se aktualisht jemi në një skaj të radikalizmit. Por është shumë e rëndësishme që jo vetëm ne që jemi në krye, por të gjithë ne, të jemi të vëmendshëm ndaj mënyrës se si sillemi dhe si i marrim gjërat.”, u shpreh Nurkollari në fillim të diskutimit të tij.

Ndërsa panelistët e tjerë ndanë edhe përshtypjet e tyre për qasjen e organizatorëve të festivalit ndaj publikut dhe njerëzve të tjerë.

Teksa Rodolfo Castillo-Morales ndau perspektivën e tij për festivalin në krye të të cilit është.

“Ka diçka interesante për festivalin sepse festivali është ushtar i universitetit, i cili është universiteti i dytë më i madh publik në Meksikë. Ne jemi të financuar nga universiteti dhe nuk i përkasim pjesës tjetër të asaj që bën. Pra, është disi e çuditshme.”

Të ftuarit e tjerë ndanë gjithashtu një diskutim fantastik, këndvështrime të ndryshme dhe të ngjashme për kontekste të ndryshme dhe të ngjashme mbi atë që e bën një festival filmi, njerëzit, filmat, programin dhe ngjarjet.

DokuTalk-u i fundit për këtë edicion ishte padyshim një nga ato që la një shije të mirë për të gjithë të pranishmit në kopshtin e Shani Efendiut pasditen e së premtes.

Nga: Ana Haxhimali

Photo: Malda Lika