05/08/2023

Këtë të shtunë, në kategorinë International Feature Dox audienca e DokuFestit pati mundësinë të shihte në ekran “Landshaft”, dokumentar me regji dhe prodhim të Daniel Kötter. Praktikat e punës regjisoriale dhe rrëfimtare të Kötter përvijohen rreth punës së ngushtë me komunitetet, duke patur një mënyrë kësisoj më origjinale për të rrëfyer historitë dhe konfliktet themelore.

Udhëtimi i tij kinematografik e çoi atë të eksploronte Afrikën, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Juglindore, dhe sot dokumentarin që ai zhvilloi gjatë kohës së tij në Armeni.
“Landshaft” eksploron pasojat dhe konfliktet e vazhdueshme që banojnë në Armeni, si dhe një histori meditimi në një kufi ku pak njerëz jetojnë afër në ditët e sotme që është bërë pragu i luftës për vite me radhë ndërsa tanimë është zaptuar nga Azerbajxhani që nga Lufta e Karabakut në 2020.
Banorët në këtë zonë tregojnë historitë e tyre të qëndresës dhe vendosjes për të qëndruar pranë shtëpive të tyre, ose thënë më mirë siç thotë me pak fjalë një nga protagonistët e këtij dokumentari se: “…është e lehtë të largohesh, por nëse qëndron, duhet të jesh i përkushtuar ndaj vendit”.

Historia shpaloset në kuptimin e perspektivave lokale dhe të përditshme të njerëzve që jetojnë pranë kufirit për të kuptuar psiko-gjeografinë dhe shtresat gjeopolitike që ndërtojnë konfliktin rreth kësaj zone në Armeninë lindore.

Dokumentari nis me pamje nga liqeni që përcakton njërin nga kufijtë ndërsa anët e tjera janë të mbuluara me male. Së dyti, sipas regjisorit, kjo ishte zgjedhja e tij për ta ndërtuar rrëfimin me një pamje të hapur, në mënyrë që të kufizojë më mirë rrëfimet shumështresore mbi historinë, përkatësinë dhe territorialitetin.

Diskutimet mbi zotërimet e maleve, përkatësinë e tokës dhe kërkimin e paqes përcaktojnë mundësitë e pafundme se si mund të zhvillohet një e ardhme e begatë. Në këtë zonë të zhveshur, ku natyra mbizotëron çdo kornizë, njerëzit ende gjejnë një mënyrë për të rijetuar jetën e tyre përmes rutinave: të vozisin me makinë, të kullosin bagëtinë, të përmbushin punët e përditshme në shtëpi dhe të bisedojnë thjesht për sende të rëndomta. Në dokumentar ndjekim dy njerëz hipin me makinë dhe diskutojnë thjesht se si politika dhe lufta kanë ndryshuar thellësisht dhe përgjithmonë mënyrën se si njerëzit e perceptojnë peizazhin dhe jetën e tyre.

Nuk janë vetëm malet, por parashtrohet pyetje nëse këto mbi përkatësinë identitare dhe nacionale të elementeve natyrorë. Nuk është vetëm “toka e tyre”, por edhe “toka jonë”.

Në fund të dokumentarit, mund të dëgjojmë një zë ngulmues që kërkon një përgjigje të sigurt se kujt i përket kjo tokë, mal apo liqen. Një pyetje jo e lehtë për tiu përgjigjur, e ngarkuar rëndë nga e ardhmja, por që zgjidhja që do të parashtronte qetësimin e jetës së njerëzve të thjeshtë.

Aty ku dita rritet, fushat kanë mbetur të gjitha të njëjta, njëjtë dhe pasojat e luftës dhe pushtimit, ndërsa teknologjia dhe dronët bëhen entitete terrori pa fytyrë.

Dokumentari gërmon në mënyrat se si njerëzit përpiqen të ruajnë identitetin e tyre, ndërsa nxjerr në pah frikën për të pasur përgjithmonë reagime akute ndaj situatave që shtrihen përtej vetvetes.

Pas shfaqjes, në pyetje dhe përgjigje producenti dhe regjisori i këtij dokumentari zbuluan disa këndvështrime nga karrigia e regjisorit se si e xhiroi dokumentarin, mënyrën se si u zhvillua rrëfimi duke thënë: “Gjithmonë përpiqem të gjej qasjen e duhur me komunitetet dhe vendasit. si ta tregoj historinë e tyre, megjithëse unë tashmë e kam filluar me një hapësirë të mirë kërkimore (regjisori shpjegoi paraprakisht se ishte ftuar të ishte pjesë e një ekipi kërkimor në Armeni për të punuar mbi këtë temë që ai shpalos në dokumentar), dhe pas luftës, atje a ishin këto optika të vendasve të një lufte të fituar nga dronët, për më tepër, banorët ndiheshin të vëzhguar pa qenë të vëzhguar.”

Mund të mësoni më shumë për dokumentarët në International Feature Dox në faqen tonë të internetit dhe të hulumtoni historitë e botës.
 

Nga: Blerina Kanxha

Fotografia: Agon Dana