09/08/2023
Në vitin e 11-të të programit të trajnimit të filmit “Future is Here” me krenari shohim rininë e Kosovës të rritet përmes filmave dhe rrëfimeve. Ka shumë mënyra për të treguar një histori, por nuk ka asgjë që tejkalon ndjesinë e shpresës teksa sheh një brez të ri regjisorësh në pikënisje të karrierave të tyre.
Këtë vit u shfaqën tetë filma dhe ju ftoj të vijoni leximin për të mësuar më shumë rreth këtyre filmave:
- “Gjyshi - Nxënësi në bankë me regji të Hena Krasniqi
Një film i shkurtër që reflekton pasojat e largimit me forcë të studentëve shqiptarë dhe ndalimit të studimit të tyre në institucione, ndërkohë që shumë gjetën një mënyrë për të zëvendësuar sistemin arsimor dhe për ta ripërdorur atë duke hapur dyert e shtëpive të tyre, në mënyrë që shumë breza të mund të arsimoheshin. Gjyshi i regjisores ndihmoi në ndërtimin e karrigeve dhe tavolinës, për të imituar ndjenjën e një klase në një kohë dhe vend kushtesh të pamundura.
- “Tash për çdo orë” me regji të Albulena Cakës
Çdo adoleshent ka historitë e veta të rebelimit dhe arratisjes dhe në filmin e Albulenës, këto rebelime më të mëdha vijnë me një çmim për një moment paqeje. Në fshehtësi dhe mister. Teksa ndjekim bisedën e nxënëseve duke shmangur orët e tyre, hyjmë në botën e tyre të argëtimit dhe shpresës, duke sfiduar rregullat dhe aty në midis, duke e rritur miqësinë.
- “Ar-rhythmic” me regji të Albina Konjuhi dhe Jona Pireva
Duke ndjekur historinë e një ndërtese të përdorur për qëllime arsimore në Prishtinë, kuptojmë se një asistente e farmacie dhe një student muzike e kanë të vështirë të ndjekin aspiratën e tyre akademike në një vend që nuk mund të mirëpresë rehatshëm të dyja botët. Megjithatë, ata gjejnë një mënyrë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe shpresojmë të ndryshojnë të ardhmen e brezave të ardhshëm, në mënyrë që të mund të studiojnë në klasat e duhura.
- “Pre” me regji të Lea Zekir
Një udhëtim nëpër thellësitë dhe mënyrat misterioze sesi dashuria mund të ndikojë kur imiton një iluzion. Ky film kalon në procesin e të menduarit të tepërt dhe të pyeturit në mënyrë rutinore se si të tjerët ju perceptojnë ose ndiheni me të njëjtin inat dhe ritëm si ju.
Një monolog shoqëron rrethinën, i shkëputur nga realiteti, por në të njëjtën kohë ngërthen në nerva të tij procesin e të menduarit të tepërt. Një pre metonimike, që përndrydhet në shumë probleme, ndërkohë që përpiqet po vetë ta ndreqë veten.
- “Saudade” me regji nga Rrita Dani dhe Ruena Rogova
Presim që të ndodhë një takim mes një djali dhe babait të tij. Duke ndjekur rrugën drejt këtij takimi, ne thellojmë këtë marrëdhënie sa plot me dashuri po edhe me shije të largesës. Djali dhe babai, flasin rrallë, por çdo herë që flasin, bisedat janë për t’u mbajtur mend. Megjithatë, në fund, nostalgjia e çmonton realitetin dhe kjo marrëdhënie merret me të shkuarën dhe të tashmen, ndërsa një poezi bashkon djalin dhe babanë që nuk është më këtu.
- “Magjistarja” me regji të Olt Kastratit
Shërimi i fëmijës së të brendshëm është një detyrë që duhet marrë seriozisht dhe duhet të dedikim për ta bërë këtë. Bota e magjisë nuk është një botë që duhet gjykuar apo anashkaluar, por është më tepër një proces për t'u lidhur me veten dhe natyrën. Eksplorimi i botës së Tessi-t, na njeh mënyra të shëndetshme për të përqafuar pozitivitetin dhe rritjen, ndërsa paraqet një vështrim modern në atë që ne mund të perceptojmë si marrëdhënie midis njerëzve dhe natyrës në një kohë më të lashtë.
- “Në kërkim të së bukurës” me regji të Hana Salihut
Pasi dikush bën grim vazhdimisht, si mundesh të dalësh pa u ndjerë sadopak “lakuriq”? Kjo është pyetja që parashtrohet në filmin e Hana Salihut ku eksplorohet tema standardeve të bukurisë përmes produkteve të grimit. Fizikaliteti i kësaj perspektive sjell një perceptim real se si rutinat dhe zakonet mund të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë veten dhe ndonjëherë se si mund t'i shikojnë të tjerët.
- “Please pick up” me regji të Nea Zekës
Shpalosja e një marrëdhënieje të dy shoqeve ku njëra duket se dëshiron të shpëtojë shoqen e saj dhe tjetra nuk reagon. Varësia e mban njërën larg dhe tjetra përpiqet të mendojë për mënyrat për të shpëtuar shoqen e saj, pore gjithë kjo rrekje për shpëtim dhe shërim të marrëdhënies së tyre duket si një telefonatë që nuk do të çelet shpejt.
Pas shfaqjes, kreu i DokuLab, Eroll Bilibani, shprehu dëshirën që karriera e këtyre të rinjve të shkëlqejë në të ardhmen, ndërsa ftoi një nga mentorët e programit Leart Rama, një ish-student "Future is Here". Leart së bashku me Blerta Zeqirin (dhe Dea Gjinovcin e cila do të vazhdojë me rolin e mentores), trajnuan dhe udhëheqin rrugën që këto rrëfime të tregohen në ekran.
Ishte një natë emocionuese, për të parë gjurmët e para të këtyre kineastëve të rinj në kinema, në vendin e tyre, duke treguar historitë e tyre.
Ky program mbështetet nga National Endowment for Democracy duke zgjeruar dhe fuqizuar programet edukative për filmat për brezat e rinj.
Këta filma do të shfaqen në shkolla të mesme të ndryshme në Kosovë për të frymëzuar dhe lidhur rininë me filmimin dhe përmes saj. Dhe nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth këtij programi, kontrolloni vazhdimisht praninë online të Dokufest-it për të mësuar më shumë mbi mënyrat se si të përfshiheni në Future is Here.
Nga: Blerina Kanxha
Fotografia: Furkan Celik