08/08/2023
Mbrëmë, ia nisëm DokuNights me Lyra Pamuk, një artiste e mrekullueshme nga Berlini, e cila solli një atmosferë të tjetërbotshme, dhe ne na duhej vetëm të ndiqnim natën mes zërit të saj. Përzierja e vokalit të saj me tingujt digjitalë solli jo vetëm një performancë që nuk mund të humbisje asnjë moment, por ishte një ditar i plotë eksperiencal i saj si artiste e audienca mbetej të eksploronte ndikimet, shenjat dhe historinë se si Pamuk përgatit performanca të tilla.
Nga të kënduarit në kore deri te qen një artiste e shumanshme duke e bërë skenën të sajën dhe duke dhënë performanca joshëse. Pamuk sjell mbresa nga këndimi në kor duke hulumtuar mundësinë dhe krijimin e një performance që drejtohet vetëm prej zërit, larg provave rutinore të vokalit, por të përcjelljes së njëmendshme të eksperiencës unike të saj në botë.
Kështu e ndoqëm zërin e saj duke u zgjeruar nëpër muret e Lumbardhit, të mahnitur plotësisht nga thellësia dhe ritmi magjepsës.
Lyra Pamuk tha se ishte e emocionuar që ishte në Prizren dhe për të ishte hera e parë që do të dëgjonte Space Afrika, kështu që të gjithë vijuam për të ndjekur performancën e radhës. Dyshja e Space Afrika zgjeron zhanrin e tyre muzikor nga tingujt e fortë e të themeltë urbanë deri te ritmet mahnitëse dhe zhytëse: ndërsa eksplorojnë natën deri në thelbin e saj dhe zbulojnë një shteg për të shijuar qytetin dhe natën duke pritur tinguj futuristikë të këmbënguljes në të tashmen tonë.
Dhe prisni: nata nuk ka mbaruar, sepse aty na prisnin Islandman dhe Ujpagaz në Andrra Stage. Ndërsa turma ecte nga Lumbardhi në Andrra Stage, ne mund të dëgjonim një pamje paraprake të asaj që ishte vendosur për pjesën tjetër të shfaqjeve, ndërsa Islandman doli në skenë.
Kompozimet optimiste dhe elektronike të Islandman u zhvendosën në një performancë mitike dhe eksplorim rajonal të tingujve që janë të rrënjosura në kulturë dhe i ftojnë të gjithë të lëvizin dhe të shijojnë.
Ndërsa Islandman njoftoi praninë e tyre në Dokunights ndërsa shenjonte në fushën e basketbollit ku gjendet i vendosur discoball-i, mund të thuhet me siguri se ata fituan jo vetëm “ndeshjen”, por dhe zemrat tona.
Në vazhdim me Uj Pa Gaz, një muzikant dhe producent nga Kosova. Prapavija e tij muzikore instrumentale reflektohet në setin e tij, në ritmet e gjalla, të mprehta që të ftojnë në kërcim.
Në këtë javë ju i përkisni kinemave dhe pistës së kërcimit ndaj ju mirëpresim të eksploroni programin në vazhdim në DokuNights sot dhe mezi presim të dëgjojmë Josh Caffe, Johnny Aux dhe Gemza në Andrra Stage duke filluar nga ora 00:00.
Nga: Blerina Kanxha
Fotografia: Kushtrim Haxha