08/08/2023
Dje në mbrëmje audienca e DokuFestit shkoi për të parë përzgjedhjen e International Shorts (disa prej tyre, mësoni më shumë filma të shkurtër dhe shumë ngjarje që ndodhin këtu). Përzgjedhja e International Shorts sjell gjithmonë perspektiva të reja se si mund të veprojmë apo reflektojmë mbi temat dhe pyetjet që ndonjëherë tejkalojnë fuqinë tonë për të vepruar dhe se si të hetojmë sjelljen tonë apo dëshirën njerëzore për të zhbërë sistemin/et të cilat na ndrydhin liritë.
Duke filluar me "Our Males and Females" me regji të regjisorit të nominuar për Emi, Ahmad Alyasee, eksploron një histori të ndërlikuar dhe të vështirë të dy prindërve, vajza transgjinore e të cilëve vdes dhe ata kanë detyrën të lajnë trupin e saj para se të varroset. Besimi i tyre kërkon që një trup të lahet pas vdekjes dhe audienca nis e zbulon konfliktin e përbrendshëm që shtyn kryerjen e këtij rituali nderimi, duke mos pranuar realitetin që vajza e tyre dëshironte të jetonte jetën sipas.
Në vijim, u njohëm me një perceptim të përballjes me problemet e vetë-dyshimit dhe vetë-sabotimit, në "Garden of Heart", që rrëfen historinë e një piktori në një raund intervistash pune në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërkohë që realiteti zë ta bëjë të dyshojë. Regjisori Olivér Hegyi na paraqet një histori sesi një peizazh i trazuar nga “banorë” të padëshiruar, të vegjël, por sigurisht shqetësues, siç janë mizat depërtojnë në një fushë me lule. Nuk është vetëm një metaforë, apo një pasqyrim i procesit të të menduarit të personazhit kryesor, por më tepër një udhëtim i vetëzbulimit dhe tejkalimit të telasheve edhe në momentet kur krijimtaria vihet në dyshim.
Nga një filmi animuar, ne vazhduam të shihnim "Invisible Borders", me regji të Mark Gerstorfer, me të cilin patëm rastin të bisedonim më shumë pas shfaqjes së filmave.
Filmi pasqyron një histori prekëse dhe të vështirë të deportimit, ndërsa një mori ngjarjesh që shkojnë për keq, ndikon në të ardhmen e një familjeje shqiptare që jeton në Vienë. Subjekti ka një ton ironie: policët që komandojnë deportimin janë edhe persona të ardhur si emigrantë në Austri. Dhe pyetja qëndron në vështirësitë e lundrimit në ujërat e trazuar për t’i mohuar një personi, të njëjtën gjë që kishe frikë se do të të bënin të tjerët ty.
Gerstorfer ishte i ftuar të fliste më shumë për filmin e tij "Kufijtë e padukshëm" dhe shpjegoi më shumë për origjinën e historisë: "Këtë histori e bëra rreth vitit 2016 sepse shumë njerëz erdhën nga Afganistani apo Siria në Gjermani dhe gjithashtu Austria dhe shumë njerëzi nga Shqipëria apo Kosova duhej të shkonin për shkak të këtij rasti. Pra, flasim për njerëz njerëz që kanë jetuar ose rritur në Austri dhe ishte një situatë e çuditshme. Kështu që unë ideova këtë histori nga këndvështrimi i policisë që duhej të deportonte njerëz, paçka se edhe vetë kishin marrë të njëjtën rrugë të emigrimit, sikurse dhe personat që deportojnë.
Më pas ai shpjegoi përvojën e tij si aktor në këtë film dhe bashkëpunimin e tij me kolegët e tij duke u përpjekur ta portretizojë sa më kuptimplotë dhe me kujdes këtë histori, që përbën dhe realitetin e shumë emigrantëve.
Filmi i fundit i kësaj përzgjedhjeje ishte “Drunken Boat” me regji të Xueqi Wang, puna e të cilit përfshin të kuptuarit e kushteve të jetesës në botën shpirtërore, si një kryqëzim i prakticitetit dhe idealizmit. Historia vijon kështu: një regjisore e re arratiset nga rutina e saj dhe zhvendoset në një fshat ku takon një poet. Poeti intrigon regjisoren dhe vendos të bëjë një dokumentar për të. Megjithatë, ky udhëtim vjen me vendime të forta për jetën dhe vdekjen. Një pushim nga rutina, që vijon me dilema jetësore.
Nëse dëshironi ta shihni këtë interpretim të International Shorts, ejani në Kinema Sonar, sot (08/08) nga ora 22:00.
Nga: Blerina Kanxha
Fotografia: Furkan Celik