07/08/2023
Balkan Dox vijon në DokuFest dhe nuk është vetëm një mënyrë për t'u njohur me historitë që qëndrojnë në histori, por edhe me ato që shtrihen ngadalë në kohë dhe gjejnë vend për ribashkim dhe shërim me të shkuarën, ose të paktën për të bërë një përpjekje të qartë drejt saj.
Duke filluar nga The Silence of Banana Trees, një film i Eneos Çarkës, një regjisori i gjeneratës së re të filmbërësve në Shqipëri, rrëfen historinë e një babai që dëshiron të rilidhë marrëdhëniet me vajzën e tij, Rekën. Një histori prekëse se si e kaluara nuk mund të zhbëhet dhe vendimet e vështira ndonjëherë duhet të ballafaqohen paçka nostalgjisë dhe dhimbjes.
Publiku pati rastin të takojë regjisoren e filmit dokumentar të radhës që pamë, Stuntwoman, me regji të Elena Avdija. Avdija punoi 10 vjet për të treguar këtë histori duke reflektuar mbi tre gra që punonjnë si dubluese në industrinë e filmit në Evropë dhe Amerikë. Teksa ka rrekje për ndryshim të standardet hollivudiane dhe evropiane për dubluesit, vërejmë që kushtet dhe vështirësitë e grave që punojnë në këtë fushë mbeten të njëjta dhe të thella. Por emocioni është aty, edhe nëse thyen disa shpirtra (apo dhe kocka). Në vijim të një pyetje dhe përgjigje, Avdija foli me shumë njerëz se si u zhvillua procesi i këtij filmi, duke na ofruar një pamje të brendshme të realizimit të filmit. Mes skenave që ishin të vështira për t'u prerë, duke eksploruar ajo thotë: "Më desh shumë kohë për ta bërë këtë film, dhe në fillim ishte një magjepsje për industrinë e prapaskenës së kinemasë, sepse në fiction mendon se gjithçka është e vërtetë, ndërsa në kinema ne mashtrojmë, por ka pamjen e realitetit, por për mua e gjithë qëndronte në pyetjen, si punohet që dhuna të duket reale."
Në vazhdim me Three Sparkles, një film me regji të Naomi Uman, dhe eksploron historitë e tre grave, ndërsa kamera ndjek dhe ndërthur rutinën e tyre të përditshme me rrjetat kulturore që përbëjnë jetesën në Shqipërinë rurale. Ndërsa stereotipet mbeten duke marrë formën e realitetit, ka ende shumë për të zbuluar në këto jetë me ritme të ngadalta: tradita, kultura duke punuar pa u lodhur ndërsa mendimet gjallojnë. Mund të shihni këtë film në Lumbardhi Bahçe nesër (08/08) nga ora 20:00.
Përzgjedhja e Balkan Dox nuk është përbën një pasqyrë, por një lumë jetësh dhe ujërat qarkullojnë të gjitha kujtimet: ne vetëm duhet të bëjmë një hap dhe të ndjejmë valën.
Nga Shqipëria, shkojmë në Kroaci me "House in Kraljevec", një film dokumentar me regji të Pero Kvesić, një autor, regjisor: një personalitet i shumanshëm që mentoroi, priti dhe krijoi një hapësirë për shkrimtarët, krijuesit dhe individët e talentuar për të banuar në një shtëpi ku gjithçka mund të ndodhte. Shtëpia priti shumë artistë në Kroaci për 15 vjet dhe shumë prej tyre vazhduan të dokumentonin historitë e epokës së tyre, duke i shkruar ato dhe duke kërkuar çlirim artistik dhe eksperimentim.
Ne ndjekim shtëpinë tani që ka ndryshuar dhe pret një familje ndërsa disa nga ish-banorët bisedojnë, kujtojnë veten duke reflektuar ende personalitetet e tyre të forta. Pas shfaqjes, publiku pati mundësinë të takonte producentin dhe të merrte më shumë njohuri mbi këtë histori të përcaktimit të një vale artistike që ka kaluar nëpër epoka ndryshimesh. Në një bisedë pas shfaqjes, producenti shpjegoi nevojën për të bërë dokumentarë të tillë, jo sepse duhet të mbajmë një qëndrim, por të tregojmë histori. Ndërkohë që mund të bëhet shumë në emër të tregimeve, ishte nevoja të tregohej historia e kësaj shtëpie, sepse është e rëndësishme.
Ka shumë filma në kategorinë e Balkan Dox dhe ne do të vijojmë me histori të tjera. Ky rrugëtim i Balkan Dox përfundon për momentin me "Aleksandri", një film me regji të Artan Sadikut që ndjek historinë e një njeriu që rrëmbeu një anije luftarake në vitin 1988, në Shqipëri, gjatë diktaturës. Teksa rrezikonte rëndë për të, familjen dhe 18 personat që donin të iknin nga sistemi, i shohim vite më vonë teksa flasin me një kamere dhe tregojnë fatet e tyre pas 33 vitesh. Pas një sërë ngjarjesh humbjesh, migrimi, ne ndjemë edhe nevojën e një njeriu që të përballet paqësisht me të kaluarën.
Nëse dëshironi të shihni më shumë filma të Balkan Dox, kontrolloni programin dhe orarin dhe mos i humbisni këto histori të rëndësishme që lidhin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen për të lënë vend për paqe dhe shpresë.
Nga: Blerina Kanxha
Fotografia: Agon Dana