10/08/2023
Gratë. Shumë më shumë se kaq ishte tematika që u diskutua pasditen e kësaj të mërkure në DokuTalks. Një panel i jashtëzakonshëm grash të cilat jo vetëm në punën e tyre, por edhe në përditshmëri ndajnë vlerën e kujdesit për njëra- tjetrën.
Trajtimi i subjektit në një film, në rastin kur subjekti është një grua ishte një temë që përfshiu në diskutim jo vetëm penalistet, por natyrshëm edhe publikun që u bë pjesë organike e ngjarjes.
Valerie Massadian, Jude Chehab, Chloe Abrahms dhe Rina Kika diskutuan gjerë e gjatë nën moderimin e kujdesshëm të Dea Gjinovcit.
“Perspektiva, mënyra se si një filmbërës sheh subjektin do të thotë drejtësi. Raporti me botën dhe kjo vlen kur je grua. Të bëj çdo gjë, dhe, dhe, dhe…Dhe ajo që ndjej ka vlerë. Ndoshta një kuptim më i mirë që nuk e shpreh me fjalë, por ka vlerë sepse më prek emocionalisht deri në atë pikë që mendoj se nuk do të ndryshojë kurrë. Dhe kjo është ajo që po më thua se mund të shkoj dhe ta kërkoj. Gjithashtu një element i rëndësishëm është fakti që unë i besoj gjuhës së trupit më shumë se fjalëve, sepse siç e dimë të gjithë, ajo flet shumë”, tha Valerie Massadian teksa e përshkroi raportin e saj me subjektet gra në filmat e saj, por jo vetëm.
Teksa Chloe Abrahms nënvizoi procese te tjera si editimi e të tjera detaje të rëndësishme që bëjnë një film.
Dhe unë mendoj se në këtë film ajo që ndodhi ishte pikërisht ajo që kisha parashikuar. Mendoj se përfundoi ashtu siç e imagjinoja në procesin e editimit dhe kjo ndodhi natyrshëm.
Teksa për të ilustruar vlerën e anës emocionale dhe emocioneve, sidomos kur je një grua apo vajzë Valerie ndau me të pranishmit një fragment nga jeta e saj teksa me të atin vizioi një galeri dhe për herë të parë në jetë pa disa nga pikturat e Francisco Goya.
“Unë mund të mos e njihja historinë, por ajo ajo që ndjeva kishte vlerë, çfarë unë ndjej ka vlerë, sepse më bën të lëviz.”
DokuTalk i kësaj të mërkure ishte një reflektim, njëherazi një thirrje për të dashur më shumë, për të qenë më të buta e më të ashpra me njëra- tjetrën, për njëra- tjetrën.
Nga: Ana Haxhimali
Fotografia: Furkan Celik