11/08/2023

Me një ditë të dedikuar plotësisht për filmat dhe duke shkuar në sa më shumë kinema, shoh programin e Dokufestit të Naomit plot me shënime mbi filmat të cilat donte të shihte. Filmi i saj “Three Sparks” në kategorinë Balkan Dox, lidh një histori personale me një legjendë të vjetër dhe hulumton mbi rolin e gruas në shoqëri në Shqipërinë rurale, ndërsa endet mes njohjes së këtyre traditave dhe shfaqjes së tyre në pelikulë.

Kushdo që iu bashkua shfaqjes së "Three Sparks" nga Naomi Uman, kanë mbetur të impresionuar, ndërsa dëgjoja reagimet e audiencës pas filmit. Për ata që nuk patën rastin ta shohin këtë film, mund të them vetëm se elementet e kulturës dhe jetës shqiptare rrëfen në më të mirën e tyre.

Në një udhëtim nga Shqipëria rurale dhe drejt e në kinemanë e Prizrenit, ne ndjekim historitë e grave në fshatrat e Shqipërisë, e nuk ka rëndësi nëse është Rabdishtë apo Vermosh: traditat janë ende të rrënjosura thellë në traditën e vjetër. Por ne mund të shohim një përshkrim të imazheve ende të ngjashme në bardh e zi që të çojnë në rutinat e përditshme dhe jetesën.

Naomi më thotë se kontakti i saj i parë me Shqipërinë ishte falë një ftese të Thomas Logorecit, i cili e ftoi regjisorin të gjente një mënyrë për të zhvilluar një film në fshatrat e Shqipërisë. Pas një sërë ngjarjesh, Naomi e gjeti veten duke i marrë për zemër këto histori dhe së bashku me një kamera të rëndë udhëton në Shqipëri. Qasja e saj mund të kishte qenë ndryshe, vetëm nëse nuk ndërthurej me ngjarjen e trishtë të vdekjes së qenit të saj para syve dhe kontaktin e parë me legjendën e Rozafës. Nuk duket si një rastësi. Gjatë udhëtimeve të saj në Shqipëri gjatë xhirimeve të filmit Naomi u ndal në Shkodër në “Mi casa es su casa” dhe nga ngjarjet e ndodhura atje gjeti lidhjen e saj me Shqipërinë, nëpërmjet përvojës personale. Përplasja mes gjuhës së saj, traditave shqiptare dhe përvojës vetja gjen një strukturë të ngurtësuar për ta parashtruar këtë njohje të hap-pas-hapshme natyralisht. Ajo thotë: “Gjithçka që di për Shqipërinë, e di përmes librave”. Leximi i Kanunit dhei librave të Edit Durham zbulon tonin dhe ndikimin në gjetjen e një mënyre për të lundruar në historitë dhe traditat  me të cilat u njoh dhe gjithçka në mes.

Rrugëtimin që shohim gjatë pjesës së parë të filmit, për të gjithë ata që ishin të vëmendshëm, ne ndjekim historinë e saj të kënduar nga një artiste meksikane dhe luajtur nga instrumente meksikane. Që kur Naomi filloi të mësonte shqip, ajo e mbajti tekstin në shqip. Një element që ndërthur traditën e këndimit shqip mes një perspektive të re.

Duke shpjeguar se sa mahnitëse dhe magjepsëse më dukeshin imazhet për mua si shqiptare , vazhdova të pyesja regjisoren për një element specifik poetik që mban filmi i saj. Të gjithë ata që kanë lexuar poezitë e Martin Camajt, një autor modern shqiptar, mund ta lidhin lehtësisht ndjenjën e traditës që ndërlidhet përmes elementeve të misticizmit, lirizmit dhe të përbotshmes.

“Pra, pjesa e parë është historia ime. Gjeta një paralele me legjendën e Rozafës, ndërsa e di që është krijuar si këngë vendosa dhe unë ta tregoja historinë time përmes një kënge.” - ndërsa rrugëtimin e saj këndohet ndërsa ajo udhëton për në destinacionin e saj në Shqipëri duke paraqitur kështu një marrëdhënie të mbivendosur e reflektuese mbi ngjarjet që i kanë ndodhur dhe procesit editorial të saj.

Përvoja e saj, siç thotë ajo, pasqyron punën e një regjisori eksperimental. Historia tregon vetë dhe duhet duruar për të gjetur fillin e Arianës nga ky tunel traditash.

“Kur isha në fshat, prita disi të merrja insertin dhe kamera ime është shumë e rëndë dhe e vështirë për t'u transportuar dhe përdorja film me zë. Kjo është arsyeja pse ajo ka atë pamjen e çuditshme të mbiekspozuar.”

Fotografia: Malda Lika

Pas një morie ngjarjesh dhe një momenti epifanik regjisorja e ndryshoji rrjedhën e filmit, duke përfshirë imazhe dhe histori të grave që kalojnë ditët e tyre duke punuar, duke lëruar dhe duke u kujdesur që çdo ditë të ndihet njësoj. Teknikat hyjnë në mes dhe ndikojnë në mënyrën e filmimit. Siç tha vetë regjisorja:
“Kur nisa montazhin, kuptova se më mungonte zëri i banorëve të fshatit. Kisha këtë pamje të romantizuar të fshatit që më dukej i bukur, por edhe i vështirë dhe i varfër.”

Ajo donte të përfshinte zërin e tyre duke mbajtur një distancë heterogjene nga subjektet e saj. Ajo ishte në gjendje të përdorte zërat e bisedave dhe i konsideronte ato një nënprodukt të kohës që kaloi atje. Linja e hollë midis personales dhe asaj jopersonale është siguruar në mënyrë të sigurtë ndërsa ajo lejon që struktura të ndërtojë strukturën e filmit, për t'i lënë ata ta udhëheqin atë dhe çfarë të xhirojë ose të vendosë kamerën. Si në një lojë.

Ndërsa flisnim për elemente surprizuese të kulturës shqiptare ajo më thotë se koncepti i “burrneshave” ishte krejt i ri për të dhe leximi i Kanunit solli një perceptim dhe kuptim të ri për rolin e gruas në këto vende të thella të Shqipërisë. Kopja e Kanunit që ajo mban solli frymëzimin në film, për të stilizuar tekstet pas tipografisë së përdorur në botimin klasik të Kanunin . Kështu që vetë filmi mund të lexohet si një lloj sistemi rregullator hap pas hapi se si të njohësh Shqipërinë përmes tregimeve.

Nëpërmjet imazheve poetike dhe të fuqishme, ne shohim një rrëfim kinematografik që praron historinë dhe kulturën. Duke përsiatur mbi një legjendë, kanunin dhe piketimin e historive të grave na mirëpret në një histori që na fton të lexojmë në kulturën shqiptare ashtu si te "Prilli i thyer" i Ismail Kadaresë, apo "Fshati mbi shtatë kodra" të Trebeshinës. "Three Sparks" e ofron atë rrugëtim poetik në Shqipëri e ne thjesht na duhet të ndjekim dritën e xixave.

Nga: Blerina Kanxha

Fotografia 1: Agon Dana

Fotografia 2: Malda Lika